Nëse kjo urë nuk lejon lundrimin në Lumin Buna, për shkak të lartësisë së saj, përse duhej bërë e rrotullueshme ura e re në Shkodër? Pengesa e vetme për lundrimin sot në lumin Buna është cektina në deltën e tij. Deri në vitet 50-të, pa u shfaqur ishulli pa emër, lumi Buna ishte i lundrueshëm dhe për mjete të tonazhit të vogël. Në Shkodër gjendej dhe një zyrë e Kapitenerisë së Porteve. Ura e re nuk lejon lëvizjen e mjeteve turistike drejt Shkodrës dhe liqenit të Shkodrës.
13 shkurt 1923 – Raporti i Kapitenit të Portit të Shkodrës Luigj Deda për trafikun detar në lumin Buna gjatë vitit 1922.
100 vjet më parë.
-Gjatë vitit 1922 për dhe nga Shkodra, nëpër lumin Buna, kanë lundruar anije me një tonazh net të përgjithshëm rreth 13700 tonë;
-Portet kryesore të komunikimit tregtar me Shkodrën ishin Trieste, Bari, Spalato (Split), Xhenova dhe Brindizi;
-Gjithsej gjatë vitit 1922 kanë lëvizur 41 anije të cilat kanë kryer në tërësi rreth 800 lundrime (vajtje-ardhje) nëpër lumin Buna;
-Nga 41 anije, 21 ishin me motorë diezel, 15 me vela dhe 5 avullore;
-Nga 41 anije, 36 ishin me flamur shqiptar, tre me flamur italian dhe dy me flamur jugosllav;
-Nga 41 anije, 32 kishin tonazh bruto nën 100 tonë dhe 9 mbi 100 ton;
-Të 41 anijet kishin në total një tonazh neto 1260 ton dhe bruto 2990 ton;
-Të 41 anijet kishin një tonazh mesatar neto 30,7 ton dhe bruto 70,3 ton;
-Anija me tonazhin më të madhë ishte avulloria “JOLANDA”, me Flamur Italian, me tonazh neto 88 tonë, bruto 200 ton dhe që për vitin 1922 kishte kryer 41 prekje në Shkodër.
-Të 41 anijet për një vit kanë përshkruar 24640 milje detare nëpër lumin Buna. Lumi Buna ka një gjatësi prej 30,8 milje detare nga derdhja e tij deri në Shkodër.
PS: Dokument i Drejtorisë së Përgjithshme e Arkivave, Tiranë. Përllogaritjet janë bërë nga “Lista e anijeve që kanë ardh në Bunë 1922”, të firmosur nga Luigj Deda, Kapiten i Portit të Shkodrës. /Nga Kapiten i Parë (Lundrimi), Artur MEÇOLLARI, publikuar në Facebook/