Nga Prelë MILANI, shkrimtar dhe publicist
Kryetarët e partive po nxjerrin një nga një AS- ët e tyre nga mangët. Kureshtja cic- micet, llogaritë dhe neopatitë janë në vlim anë e mbanë hartës elektorale. A do ketë dybrirëshi i politikës kandidat dukagjinas për t’i paraqitë elektoratit të fryrë të kësaj zonë mizorisht të pa përfaqësuar deri më sot? Nga sa shihet nga larg them se do të ketë. Por se në cilin rendor do jenë, askush se di.
Kam frikë se asnjëri nga pretendentët tanë të dy kampeve nuk ka lé me këmishë. Dragua me këmishë të bëjnë veç brigadier- zgjedhësit Rama e Basha. Historikisht, aritmetikisht si fuqi elektorale dhe drejtësisht, së paku një nga dy përfaqësueset, një dukagjinas duhej ishte në zonë e rreptësisë. Kur një e drejtë të nëpërkëmbët për shumë, shumë kohë, krijohet mungesa besimit.
Ky sindrom në Dukagjin është kthyer një epidemi kolektive. Tek- tuk në rrjete sociale vërehet ndonjë vajtim apo mallkim, ndërsa pjesa tjetër, e shtyrë nga inercia e instiktive të kopesë, presin demagogun e rradhës për t’ ju qasur në prehër. Uroj të mos kemi kandidat fundorë mbasi në histori Dukagjini nuk ka qenë fundak duhani maxhar.
Ju kandidat që do na përfaqësoni në listat e Amazonave tuaja të dashur a e keni pyetur veten: ua mban “samari” barrën?! Rruga e Dukagjinit është prova e zjarrit për çdonjërin nga ju. Nëse jo, ma mirë mos shkoni se sa të turpëroheni! Nëse ecni në gjurmët e militantizmit, ku politika nuk ka turp për asgjë, atëherë na përket ne që tu përzëmë me shkelma!
Mos u frikësoni bre! Ne shkelmat ndëshkues i kemi vetëm për njeri- tjetrin jo për ata që na sundojnë, duke na diskriminuar, përça dhe ble. Dukagjinas nëse keni dashuri për vetën fëmijët, familjet dhe vendlindjen tuaj, mos rrini tue thanë “bane Zot andërr” por tregoni politikës dhembët po nuk ju dha së paku minimumin.
Nëse politika nuk bën 35 km rrugë, divorcohuni prej saj se nuk është shqiptare. Kur do ia vini këtë kusht politikës po fjetët gjumë tani?! Heje, pije, seks dhe baglim ban çdo gjitarë.Rruga e Dukagjinit asht mision dhe për këtë duhet të jetë i vetëdijshëm çdo votues. Është ma vështirë të udhëtosh në rrugën kafshërore të Dukagjinit apo të rrish pa votuar, ose të dish të votosh që vota jote të jetë zgjidhje e kësaj drame shekullore.
VIDEO E DITËS NGA ISMET DRISHTI: Prova për të bërë fëmijë…