Mbrëmë në emisionin Opinion të TV Klan kishte si temë, “Profili i Enver Hoxhës nëpërmjet dokumentave sekrete!”. Hapa të gjitha gazetat TV-të dhe portalet se mos kishte ndonjë reagim për emisionin e Opinion-Koranit dhe pashë atë që prisja: ZERO REAGIM. ZERO REAGIM. Edhe nga ata që marrin fonde nga Europa dhe drejtojnë gjoja Institute Demokracie apo Fondacione Dekomunistizimi. Edhe nga organizmat e të përndjekurve -komunistë. Edhe nga ata që i bien dajreve gjithë ditën si antikomunistë dhe të “djathtë”. Edhe nga ata! Edhe nga ata! Edhe nga ata!…. ZERO REAGIM.
Shumë prej tyre, si ata që ishin mbrëmë, mezi presin ftesën në emision nga Fevziu, që të promovohen si elitë shërbëtorësh të shërbimit të bandës politiko-mediatike shqiptare të postkomunizmit-komunist me njerëzit e regjimit komunist siç ndodhi dhe mbrëmë.
Të ftuar në këtë emision mbrëmë ishin: Qemal Lame, Kryetar i Hetuesisë së Republikës Socialiste të Shqipërisë nga viti 1982 deri në vitin 1992, në vitet më të egra të dënimeve të grupeve armiqsore dhe për tentativa arratisje dhe agjitacion e propagandë. Në këto vite, në hetuesi është përdorur dhunë fizike dhe psiqike ku janë qindra dëshmi deri në vitin 1990’ me grupin e Shkodrës, ku u torturuan priftërinjte, Dom Simon Jubani, At Zef Pëllumbi, Kol Margjini, Ded Kasneci, Tonin Dema, Gjergj Livadhi, Flamur Elbasani, Nikolin Pergjini, Nikolin Thana, Paulin Palushi, Franco e Lec Pjetri, Ded Mirashi, Hysni Zeka, Dush Margjeka, Muharrem Hoxha, Fadil Popoviç, Matid Prenushi, Leonard Kolaj e Kastriot Haxhi dhe Rik Monajka, në një operacion drejtuar nga kreu I shtetit Ramiz Alia, Ministri Brëndëshëm Hekuran Isai, Zëvëndës Ministri Brëndëshëm Zylyftar Ramizi.
Kryeprokurori Rapi Mino dhe Kryetari Hetuesisë Qemal Lame, për tentativën për hedhjen e bustit të Stalinit në 14 janar 1990. Këta u arrestuan, dhe u dërguan në hetuesinë e përgjithëshme në Tiranë, e cila drejtohej nga shoku Qemal Lame. Këta të arrestuar, sipas dëshmive dhe shenjave të torturave që kanë ende, janë torturuar nga hetuesit e Qemal Lames me tortura fizike dhe psiqike duke përdorur dhe elektro-shock. Rick Monajka, nga traumat që ka pasur në kokë nga goditjet e hetuesve të Qemal Lames, ka pësuar vlekjen në Vienë ku u arratis pas daljes nga burgu. Kjo vërtetohet edhe nga ekspertiza e mjekëve në Vienë. Dhuna fizike dhe psiqike ka qenë e ndaluar me ligjet e kohës në nenin 7 te Kodit Procedurës Penale, por përdorur rëndom në hetuesit shqiptare nga hetuesit dhe prokurorët si Qemal Lame.
Shumë prej të arrestuarve te Shkodrës u dënuan nga neni 51 dhe 57 i kodit penal të kohës si organizatë kundërrevolucionare.
Qemal Lame, përpara se të emërohej Kryetar I Hetuesisë së RSSH, ka qenë Kryeprokuror i Ushtrisë. Si prokuror ushtarak, në vitin 1978, në moshën 29 vjeçare, Qemal Lame, ka dënuar si grup sabotator për djegjen e Kombinatit të Tekstileve Mao-Ce-tung në Berat pa asnjë bazë të një veprimtarie të tillë, por e stisur për dënimin e familjeve “reaksionare” ka kërkuar këto dënime, të cilat u lanë në fuqi edhe nga trupa gjykuese;
1. Luftëtar Sako Protoduari, 24 vjeç u dënuan me pushkatim. 2. Riza Ahmet Azizi, 24 vjeç u dënua me pushkatim. 3. Muharrem Sako Protoduari, 20 vjeç u dënua 20 vjet burg, 4. Ushtar Muço Çobo, 25 vjeç u dënua 20 vjet me burg.
Në muajin shkurt të vitit 78 pas dënimit të 4 djemve u dënuan baballarët e tyre. 1. Sakua Protoduari. 75 vjeç, u dënua 10 vjet burg. 2. Halimi Protoduari, 76 vjeç, u dënua 10 vjet burg. 3. Hamet Azizi, 65 vjeç, u dënua 10 vjet burg. 4. Muço Çobo, 78 vjeç, u dënua 8 vjet burg. 5. Hamet Çobo, 64 vjeç dënuar 10 vjet burg.
Korani Fevzi, mbrëmë jo vetëm e kishte marrë Qemal Lamen që të zbërthente krimet e Enver Hoxhës, por dhe të promovonte librat e tij “Kur Shembeshin Themelet” sipas modelit të librit të Enver Hoxhës “Kur Hidheshin Themelet” , “Dritë Hijet e Kohës” dhe “Miq dhe Armiq”
Unë i kam lexuar të dy librat e parë të Qemal Lames dhe kam shkruar mjaft shkrime me argumenta dhe prova ballafaqime të dëshmive te librave si Dom Simon Jubani ne “Burgjet e mija” dhe At Zef Pëllumbit “Rrno për me tregue.” Qemal Lame mbasi kanë vdekur gjithë deshmite e gjalle si ato të krimit dhe viktimat e krimit komunist , na shkruan një histori të re duke manipuluar, anashkaluar, fallsifikuar faktet dhe ballafaqimet historike.
Në vend që Qemal Lame dhe Qemalët e diktaturës të ishin të gjykuar për krimet që kanë bërë në funksion të diktaturës komuniste si shërbëtorë të zellshëm të saj, këtyre i jepet hapësirë dhe promovohen si sjellës të demokracisë dhe “rrënimit të diktaturës”. Kjo nuk është rastësi! Po të shikosh, është fare hapur dhe trashë që media dhe sidomos OPINION i Klan, promovojnë dhe mbajnë në skenë ish elitën shërbyese kulturore të regjimit komunist, si atë politik, si kulturor, si social. Nuk është rastësi që bashkëpuntorë të Sigurimit Çiftelia, Notari, Bozhurja, janë çdo natë në emisionin OPINION sëbashku me vetë drejtuesin e emisionit Koranin.
Në një kohë që flitet për dekomunistizimin e Shqipërisë, në një kohë që janë ngritur institute, shoqata,autoritete dosjesh, të cilat marrin para nga taxat e shqiptarëve, fondacione që drejtohen nga ish njerëzit apo pasardhësit e nomenklaturës komuniste, dekomunistizimi është vetëm një retorikë banale që shërben jo për të kuptuar se çfarë ka ndodhur gjatë regjimit komunist, por për të risjellë shërbëtorët e regjimit komunist dhe spiunët e Sigurimit, si vazhdim i triumfit te kulturës së gënjeshtrës dhe manipulimit dhe fallsifikimit nga njerëz që nuk kanë asnjë kod etik. Më mirë se kushdo këtë kulturë manipulim-simulimi dhe fallsifikimi e luan OPINION me në krye Koranin.
Mosreagimi i shoqërisë për t’ju kundërvënë kësaj kulturë gënjeshtrash, ka bërë që postkomunizmi shqiptar të mbushë faqet e gazetave, botimet e librave, emisionet me fantasi delirantive-manipuluese që shiten si të vërteta dokumentare siç bën më së shumti OPINION.
Mbrëmë në émision ishin të ftuar Baton Haxhiu, Drejtori Arshivave Ardit Bido, dhe Artur Zheji dhe disa studentë dhe një e ftuar nga Franca ku tha: “Enver Hoxha është figurë interesante dhe dukej njeri i butë.”
Askush nga të ftuarit nuk i bëri pyetje Qemal Lames për krimet e tij si prokuror i ushtrise dhe Kryetar i Hetuesisë nga viti 1982 deri në 1992. Nuk u habita. Prisja që ta bënte këtë Artur Zheji, por jo. JO.
“Profili Enver Hoxhës nëpermjet dokumentave sekrete” ishte tema e emisionit. Aty nuk kishte asgjë sekrete, të gjitha të thëna e stërthëna qindra herë dhe të ditura në vija të trasha që para 1990. I gjithë emisioni ishte për të promovuar Qemal Lamen, ku fatkeqsisht, ndihmoi edhe Artur Zheji. Me Botonin dhe Bidon nuk ja vlen te humb kohë, dihen.
Ne foto Qemal Lame Prokuror i Ushtrise ne vitin 1978. /Publikuar në Facebook nga Ilir DEMALIA/