Nga Blerte KRAJA, avokate
Stil i vjetër, kur po bëhet diçka që ha diskutim se ku mbaron interesi publik e fillon ai privat, i kërcasin një aheng për çoroditje. Ja n’ Shkodër ka zbarkuar Retro, ndërkohë që një Retro e gjallë hidhet në tokë, i lihet veç fasada, për të vijuar “restaurimin” a ndërtimin e ri.
Mos të jetë vallë restaurim si ai i stadiumit “Qemal Stafa” ku u ruajt një pjesë bazorelievi e pjesa tjetër u bë ndërtim i ri duke gllabëruar pistën e atletikës? (Më pëlqen atletika se është mbretëresha e sporteve. Po ku pyesin këtu për mbretërit e vërtetë, i duem idhujt e rremë.).
Nuk më habit që arkitektët mediatikë heshtin qoftë për të na sqaruar se çfarë po ndodh, në ç’ pikë të Kartës së Restaurimit bazohet projekti i ri i Kafes së Madhe?
Thoni po ç’ iu duhet ju shkodrajve që deheni në hiperbola: Kisha e Madhe, Kafja e Madhe, a e din se të nxjerr në Rrugë të Madhe, kur ndoshta duan ta bëjnë kafe të vogel:-).
Çudi edhe ata të Institutit të Monumenteve të Kulturës heshtin. Ata të Bashkisë së Shkodrës nuk po ndjehen, ndoshta nuk kalojnë andej pari:-p.
Transparenca e zgjidh çdo diskutim të publikut për monumentet e kulturës që janë pasuri shpirtërore e popullit tonë. Po ku pyesin më për shpirtin, mesa duket parja i ka bërë aq njerëz të vegjël, sa në trup të tyre nuk ka më vend për shpirt. /Publikuar në Facebook/