Në Ukrainë bëhet luftë, hidhen 45 raketa dhe numërohen 6 viktima. Në Shqipëri shërbejnë në rrugë mbi 700 policë rrugorë dhe ndodhin dhjetëra aksidente e 5 viktima brenda 24 0rëve!
Bravo, keni harruar bilbilin dhe tabelat për të drejtuar dhe monitoruar trafikun qytetës e interurban dhe vazhdoni të fshiheni ferrave për të kapur “gjahun e ditës”. Ç’ vlerë kanë 50 deri 60 mijë gjoba në muaj kur humben përditë jetë njerzish në trafik?
Mos harroni, jeni punonjës të Policisë së Shtetit me mision për ti ofruar komunitetit rend e siguri dhe jo taksambledhës që gjithë ditën ngelet me bllok gjobash në dorë duke pritur “viktimën” që ka parkuar për të blerë një ilaç në farmaci, në një dyqan buke apo që merr një femijë në kopësht!
Si mik dhe ish- koleg ju sygjeroj të angazhoheni dhe ti përkushtoheni detyrës në funksion të mbikqyrjes dhe lehtësimit të trafikut rrugor dhe hiqni dorë nga “gjuetia e shtrigave”. Policia ka mision parësor parandalimin jo ndëshkimin! Sa nuk është vonë, reflektoni! /Publikuar në Facebook nga Qamil LLUKAJ, ish- drejtues i lartë i policisë në Shkodër, sot në pension/