Jo më kot e jo rastësisht Veriu i Shqipërisë e veriorët shqiptarë që prej 1944 e në vazhdim kanë qenë të persekutuarit e mëdhenj politikë, ekonomikë, socialë, shoqerorë , infrastrukturorë etj., etj., të vendit …pothuajse nga të gjitha qeveritë majtiste, komuniste, socialiste , PS-iste e Rilindase…
Historia reale e persekutimit të Veriut shqiptar nis pas 1944 …kur komunistët erdhën në pushtet e në fuqi dhe menjëherë nisën gjakosjen e reprezaljet ndaj tij në shenje hakmarrje për atë se gjatë luftës N-Cl [ lexo vëllavrasëse shqiptare 1941-44]…Veriu e veriorët kurrë as i mbështetën, as ju shkuan pas e as u bënë me ta …përkundrazi ishin e mbetën …dhe vazhdojnë të jenë ende antikomuniste e anti serbo-sllavë …duke ju shkelur kësisoj ”në kallo” antishqiptarëve …
Vrasjet e masakrat komuniste në Veri sidomos në vitet 1945-55 të drejtuara nga krimineli Mehmet Shehu janë vërtetë të shumta e tronditëse …
Ato nisin me ekzekutimet masive të klerit katolik në Shkoder, me pushkatimet sadiste në Mirditë [ pas vrasjes së Bardhok Bibës] … me ” gjuetinë”ndaj diversantëve, me hedhjen në erë të Kishës së Vaut të Dejës…me shtypjen me gjak të kryengritjeve antikomuniste të Koplikut, Bajzë-Kastratit e Postribës..me arrestimet e burgosjet masive në Shkoder ..me gjakderdhjen e më pas pushkatimet publike në perballjen me kryengritësit e Prek Calit …me torturimet e egra të mbështetësve e simpatizantëve të Mbretit Zog në Burrel…me vrasjet e njerëzve të pafajshëm prej çetës së Haxhi Lleshit e të Rahman Parllakut në zonën e Dibrës ndihmuar edhe nga krimineli Shefqet Peçi … me burgosjet pa fund të patriotëve e nacionalistëve shqiptarë në Krujë,
Lezhë, Kukës, Pukë, Tropojë etj., etj…
Dhe normal që kështu do ndodhte pasi Bisha komuniste tashmë ishte në pushtet dhe Veriut antikomunist i duhej prerë koka.
“…Po të ishe bërë me ne ….do të kisha ngritur bust prej Floriri”, i pat thënë Mehmet Shehu trimit Prek Cali para pushkatimit. “…po si me u ba me ju kur ju u bëtë aleat e miq për kokë të armikut tonë shekullor…Shkjaut”, i qe përgjigjur fisniku e burri kreshnik i malësisë sonë Preka…
Jo rastësisht ndaj shumë figurave të shquara kombëtare prej Veriut të Shqipërisë u derdh helm e vrer e u hodh llum e baltë për dekada me radhë …ata u quajtën armiq e tradhëtare dhe familjet e fiset e tyre i përndoqi kalvari i vuajtjeve, burgosjeve, torturave , dëbimeve e internimeve e persekutimeve pa fund…
Jo rastësisht u denigruan pa reshtur figura të tilla si ajo e Mbretit Zog …e At Gjergj Fishtës…Abaz Kupit, Prek Calit, P. A. Arapit, M. Troshanit, Gj. Markagjonit, A. Z. Pllumit, P. Arbnorit …e deri në ditët e sotme me sulmet e ndyra e neveritëse ndaj A. Hajdarit e S. Berishës vetëm e vetëm pse janë nga Veriu…
Jo rastësisht dy- tre veriore që pat afruar në udheheqjen e lartë të asaj kohe Diktatori …të tillë si T. Jakova, Gj. Marku , N. Marashi e ndonjë tjetër përfunduan në plumb … dhe i vetmi që shpëtoi si ”rastësisht” e jo më kot e as pa qëllim ishte Dhelpra Ramiz Alia…e kurrë më në rangjet e larta të Partisë e udhëheqjes së diktatorit nuk pati më veriore…derisa shumë vite më vonë do të shfaqeshin ndonjë si Pali Miska [ që në fakt nuk ishte verior por që Diktatori e solli si shembull prej Fushë Arrëzit ku punonte drejt e në Byrone Politike të tij ]… Gjela Biba sa për të ”prishur syrin e keq”… e në ditët e sotme këtyre emrave ju janë shtuar edhe ato të S. Lleshit e të F. Çupit …
Ndër të paktet veriorë që i mbijetoi gjatë diktaturës e diktatorit ishte Haxhi Lleshi dhe ky jo krejt rastësisht pasi lidhjet e tij andej e këndej kufirit serbo- shqiptar ishin të shumëfishta e tepër të ”komplikuara” ndaj dhe Enveri bënte një lloj kujdesi të veçantë me të…
Jo më kot dje nuk gjeje kërkundi një verior në postet e larta drejtuese të qeverise e të shtetit shqiptar e jo më kot sot është ekzaktësisht e njëjta situatë pasi si Enveri dje ashtu edhe pasuesit e tij sot Nano, Meta, Rama etj., vazhdojnë të kenë të njëjtën urrejtje komunisto- patollogjike kundër Veriut e veriorëve shqiptarë…
Jo më kot nga gojët e tyre të ndyra kanë dalë shpesh edhe fyerjet e rënda ndaj veriorëve tanë si…çeçen, malok, shpellarë, injorantë, kokë pa larë , të trashë etj., etj…
Jo më kot e jo rastësisht grupit anti verior ju bashkuan edhe kontraversi Maks Velo që hapur e publikisht i urrente veriorët por edhe myslimanët shqiptarë sikurse jo me kot provinciali i neveritshëm Erion Veliaj guxon sot tu drejtohet veriorëve që banojne në periferi të Tiranës me fjalët “…ata malokët shpellarë e kokë pa larë”…dhe e dini pse…fare e thjeshtë…sepse urrejtjen ndaj Veriut tonë e veriorëve tanë patriotë, kombëtarë e nacionalistë por veçmas antikomuniste, geni e soji- lloji i tyre e kanë në gjak e në ADN….dhe nuk ndyshojne dot se mbi te gjitha nuk i lë të ndryshojnë sivëllau i tyre që i lindi e i krijoi serbo- ruso- sllavi .
Jo me kot u sulmua, u ndalua , u persekutua e u anatemua Gegnishtja hyjnore…jo më kot Migjeni përmendet gjithnjë e me rrallë…jo me kot shtëpia e Fishtës u la deri sa të rrenohej…jo më kot shtëpia e lindjes së Mbretit Zog në Burgajet po shkon drejt shkatërrimit …[ndërkohë që restaurohen e lartohen shtëpitë – muze të Diktatorit, të Kadaresë etj. ]…jo më kot eshtrat e nacionalistit të flaktë shqiptar Abaz Kupit ende nuk prehen në Atdhe…
Jo më kot burgjet e famshme të diktatures …ndodheshin në Veri ….në Burrel – Spaç, Qafç – Bari, Torovicë , Shënkoll e jo më kot kampi i parë i përqendrimit për kundërshtaret e regjimit komunist që në vitet e para të pushtetit të komunisteve do të ngrihej në Krujë…
Jo më kot e as rastësisht sa e sa monumente e simbole të kultures e historisë sonë kombëtare që ndodhen në Veri të vendit po lihen në harresë e drejt zhdukjes e shkatërrimit ….rasti i fundit i Urës së Zogut mbi Lumin Mat nuk ka fare nevojë për komente të tepërta…
Jo më kot e jo rastësisht Mamurrasi do të ishte gati- gati qyteza e biografi- këqinjëve …e Kurbneshi, Gomsiqja , Rubiku, Rresheni , Zerqani , Iballa etj., etj., do të ishin vendet ku do të dërgoheshin për të punuar e jetuar ”të dyshimtet” e regjimit komunist…
Jo më kot numri i të burgosurve politikë e kundërshtarëve të regjimit komunist në Shqipëri nga 1945- 90 do të ishte shumë herë më i madh prej Armiqve të Veriut se sa prej atyre të Jugut a të Shqipërisë së Mesme…
Jo më kot regjimi komunist e la Veriun krejtësisht të pazhvilluar, të prapambetur e në harresë totale e të qëllimeshme …të varfer , të pashkolluar… pa kujdesin e duhur shëndetësor…pa rrugë…edhe pse prej Veriut të pasur në gjithçka fitonte miliona dollarë …edhe pse minierat e Veriut e mbajtën atë vend për të mos vdekur fare për së gjalli….
Jo më kot epiqendra e barcoletave kundër rregjimit komunist, diktatorit e diktaturës ishte pikërisht Veriu shqiptar…
Jo më kot sot një statistikë që kam në dorë flet për atë se të ikurit më të shumtë nga vendi janë prej Jugut e Shqipërisë së Mesme e jo nga Veriu ç’ ka tregon qartë fare se veriori se lëshon kollaj tokën e vet e se braktis lehtë Atdheun e tij dhe jo rastësisht e as për atë që dikush mund të thotë “hejjj mos nxit përçarjen Jug – Veri”, jooo pasi një përçarje të tillë nën moton e tyre të ndyrë “përça e sundo” e nxisin vetëm komunistët e lloji i tyre antishqiptar e jo unë apo çdo lloj shqiptari i ndershëm e patriot që themi të vërtetën publikisht e që na dhimbset Shqipëria jonë që nga Vermoshi në Konispol…e që i duam, nderojmë e respektojmë Veriun e veriorët tanë pavarësisht origjinës sonë nga Jugu apo të jetuarit tonë jetë e mot në Tiranë…
Veriorët tanë prej gati më shumë se një shekull kanë qenë në luftë në dy fronte…kundër komunizmit e kundër asimilimit prej serbo- sllavit por edhe pse janë përgjakur dhe Kryeneçësinë, dinjitetin, karakterin e personalitetin e burrërinë …atdhedashurinë e patriotizmin e tyre e kanë mbrojtur me pushkë e me gjak, ata kurrë nuk janë dorëzuar e as nënshtruar edhe pse krenarinë e tyre e kanë paguar shumë shtrenjtë …këto janë edhe disa nga arsyet pse regjimet komunisto- socialiste tërbohen me Veriun e veriorët shqiptare ndaj dhe nuk i duan ata, ndaj dhe i lënë të pazhvilluar e ndaj edhe i shajnë, përçmojnë, fyejnë e denigrojnë sa herë që ju jepet rasti e sa herë që janë në pushtet….
Rruga e Kombit…vepra më e madhe infrastrukturore kombëtare ishte dritarja e vetme e zhvillimit për Veriun shqiptar të pakten në këto 75 vitet e fundit por edhe këtë si për ironi të fatit e bëri një verior …Sali Berisha …edhe pse pas kësaj ç’ nuk u tha e ç’ nuk u sajua kundër tij e qeverisë së tij …pikerisht nga antishqiptaret e antiveriorët me dhe pa pushtet….. e pikërisht nga ata që sot krenohen se në këtë rrugë- urë të Kombit tonë e në këtë shenjë të madhe shprese e besimi të bashkimit tonë kombëtar …ata …miqtë për kokë të serbo- sllavëve kanë vënë Traun ndarës të turpit tonë kombëtar !
Rrugën e Arbrit…thonë se po e bëjnë socialisto- neokomunistet …më saktë duhet thënë se kanë marrë përsipër ta përfundojnë ata pasi ajo vepër tjetër tepër e rëndësishme infrastrukturore për Veriun e Shqipërisë pothuajse ishte gjysëm e bërë po nga Berisha e qeveria e demokratëve…
Dhe tek kujton sot Veriun antikomunist që kryeneçësinë e tij por edhe burrërinë e shqiptarizmin e tij ndër dekada e pagoi kaq shtrenjtë …revoltohesh vërtetë teksa sheh që tentakulat komuniste drejt tij i janë versulur sërish pjesës sonë më kombëtare e me patriotike me dinakërinë e poshtërsinë e njohur të soji- llojit të tyre…
Në Shkoder po bëjnë kërdinë Tom Doshët e kodoshet…në Kukës klani mafioz Gjici me bandën e tij…në Dibër …s’ të lë Ulsiu që me ndihmën e vlonjatit Gjiknuri shkaktojnë sa herë që ju duhet ”Termet” elektoral e blerje masive votash me thasë mielli e kartëmonedha 50 euroshe…në Lezhë komandon e urdhëron polici Pjerin Ndreu…në aksin Fushë Krujë -Laç – Milot zot i vendit është banditi Rrahman Rahja …në Mirditë na morën frymën Lleshët e Frrok Çupët …etj., etj…
Nuk ju dorëzove as serbit e as këlyshit të kuq komunist o Veriu kreshnik e fisnik i Atdheut tim, si ka mundësi sot tu jesh dorëzuar Monstrave të tilla …
Une besoj dhe shpresoj shumë tek shqiptarizmi e patriotizmi…tek antikomunizmi e tek burrëria…besa, feja e nderi i Veriut e tek karakteri i veriorëve shqiptarë ndaj dhe i kam dashur e do ti dua ata deri në vdekje sepse historia kombëtare e vendit tim thotë, shkruan e tregon qartë e saktë se ata kanë qenë e mbeten krenaria jonë kombëtare ndër shekuj…
Të gjithë së bashku Veri- Jug të mos lejojmë askënd të na përçajë e armiqësojë mes njeri- tjetrit pasi jemi e kemi lindur shqiptarë e të tillë do vdesim ….ndaj jo më kot thoshte aq bukur e mençur Fishta ynë i madh se “…para se me mu dhimb tosku e gegnia m’dhimet fort Shqyptaria”…
Fati por edhe puna, profesioni e kurioziteti si natyrë e imja njerëzore kanë dashur që unë ta shoh me sytë e mijë e ta shkel me kembët e mija pothuajse krejt Veriun e Shqipërisë ….dhe aty kam parë, ndjerë e vërejtur me dhimbje se kontrasti në të gjitha drejtimet me jugun e pjesën tjetër të vendit ishte tmerrësisht i madh, i dukshëm e i prekshëm …në prapambetje, në varfëri e kudo ….por jo në burrëri, në besë, bujari e fisnikëri…në atdhetari, patriotizëm …. e shqiptari…ndaj dhe respekti im i thellë për Veriun e veriorët shqiptarë ka qenë e mbetet sa i fortë po aq edhe i palëkundur …
Ndaj dhe gjykoj se Shqipëria vetë por dhe të gjithë ne shqiptarët për faj të të gjitha qeverive antishqiptare që kemi patur në krye tonë kah- herët e deri me sot, ju kemi një borxh të madh në të gjitha drejtimet Veriut tonë fisnik e veriorëve tanë atdhetarë!
Ndaj prej zemre ta drejtoj këtë thirrje puro shqiptare o pjesa me vitale e dinjitoze e kombit tim…zgjohu Veriu i Shqipërisë sime…….zgjohu veriori fisnik e kreshnik i Shqipërisë sime e mos lejo kërkënd në ato troje të të nëpërkëmbë ty, krenarinë e shqiptarinë tënde … Gjaku i të parëve thërret fort…dhe gjaku kurrë nuk bëhet Ujë! /Nga Adriatik R. DOSTI/