Aktualisht ka një debat të fortë mes “shkodranëve të vjetër” e “shkodranëve të ri”, ku këta të fundit, në kontekstin e debatit për kullën në mes të qytetit, na “akuzojnë” ne të “vjetërve” se praktikisht s’ jena për kurgja përveç se me dhanë mend kot…
Me keqardhje, unë e pranoj këtë situatë. Shumicës prej nesh, nuk i ka thanë kush përsëmbarit hala “puna e mbarë”, klub më klub, kafe m’ kafe tu e marrë perdore jetën…
Praktikisht na, për me dhanë mend jena njisha, me u çu në 10 sahati prej gjumit, me fjet prap në zheg, mundësisht me pizhama, me ndejt me babë e nanë deri 50 vjeça etj., etj…
Mendimet ultra konservatore që reflekton pjesa e popullësisë “e vjetër” kanë të bajnë me nji mentalitet borxhez të stërgjyshave tonë që ne mendojmë hala se jena po ata që stergjyshat ishin…sa keq për ne…!!! /Nga Ariston LUKA, publikuar në Facebook/