Nga Bardh SPAHIA, ish- deputet i PD Shkodër
Nuk po arrin të vaksinojë mjekët e infermierët, ata që përballen ose kanë shanset që të përballen cdo ditë me persona të infektuar, me ose pa shenja por kjo nuk e pengon individin e papërgjegjshëm që kemi kryeministër të tallet duke thënë se do u vaksinokan personalitete të moshuara (kush e vendosi dhe kush përcakton tiparet e të qenit personalitet?).
Qytetarët janë të terrorizuar nga cfarë shohin nëpër spitale, nga denoncimet që tashmë bëhen publikisht por Edi Rama hesht dhe nxit lincimin e mjekëve e infermierëve me të cilët po merret drejtësia. Sepse ky nuk është kryeministër, që menaxhon edhe këtë sistem që e shkatërroi teknikisht e në menaxhim njerëzor me militantë të paaftë e makutë!
Ky merr vetëm meritat sepse përgjegjësitë ia kanë gjithmonë të tjerët. E natyrisht kur nuk gjenden merita, sepse nuk ka bërë punë për t’u vlerësuar, del e sillet vërdallë si Robert camcakëzi në kantier, duke pritur kuti vaksinash në aeroport apo duke treguar përralla për një proces vaksinimi edhe pse ka vetëm një sasi modeste të siguruar në krahasim me nevojat, edhe atë pa transparencë!