U futëm në një debat mes qytetarëve mbi çështjet e trafikut dhe përdorimit të tij apo dhe shesheve në Shkodër me disa miq. Sigurisht qytetarë dhe mes batutave nuk ramë dakort se zbatimi i ligjit dhe tabelave si mirë dhe gabim është diçka që duhet bërë si në botën normale. Kompromisi me të keqen dhe konformimi me fajin dhe gabimin urban dhe ligjor, e ka kthyer Shkodrën në këtë marrëzi jo trafiku, por administrimi.
E sigurisht deri dje, mund të kishim thënë se qytetatrët e Shkodrës janë viktimat e mëdha! Sigurisht që janë, sidomos shumë prej tyre të detyruar të ikin nga sytë këmbët, o jashtë ose në Tiranë se nuk mund të durojnë dot trysninë e pushteteve devijate, dhunën e rrugës shpesh herë dhe intrigën që ka parimin prej kohësh me batutën se – Shkodra “ha zogjtë e vet”. Biles ha ato më të mirët më të devotshmit. E kjo jo vetëm këto 32 vite të një pushteti monokolor, pikërisht monist autokratik dhe refrektar të PD-së dhe një kompromisi me të keqen dhe në këtë pushtet nga PS!
Duke qenë se është qyteti më jo urban ndër qytetet e mëdha dhe me resurset më të mëdha jetësore dhe turistike të vjen keq. Por fajin tashmë nuk e kanë larg, ata në Tiranë dhe ata në politikë. Fajin e ka qytetari shkodran me sistemin që ka lejuar ti paloset sipër urbanitetit të tij dhe kompromisit që ka bërë politikisht, si me horrat në politikë dhe ato në rrugë. Intriga dhe dashuria si një telenovelë e Shkodrës si askund në Shqipëri e ka sjellë që mbas 45-së viteve pushtet monist ( Enverist) të vazhdojë dhe 32 viteve po ashtu pushtet e monist (dallkaukësh berishian) por duke pranuar vetë qytetaria shkodrane që të thërrasë “poshtë komunizmi” dhe ti binden komunistit të fundit të Shqipërisë enveriste që është Sali Berisha! Sigurisht jo të gjithë, por në fund të fundit, shumica kur dhe iknin nga qyteti një pjesë pse pushteti i Berishës ju vuri mbi kokë gjithfarë folkloriku dhe gjithfarë injoranti për ta përfaqësuar dhe për ta drejtuar!
Qytetari shkodran ka faj se ka bërë kompromis me të keqen dhe thënë gjithë ditën fare kot si përrallaxhi këtij katundar dhe atij malsor dhe po ashtu komunist dhe pastaj si rezultat ka pranuar të gjithë këto mbi kokën e tij, por duke mos mbrojtur identitet qytetar dhe trashëgimi qytetare, por duke sharë kot majtas dhe djathtas në mënyrë profane. Qytetaria shkodane në një pjesë dërmuese ka uluritur spiun ky dhe spiun ai dhe ka pranuar ta drejtojnë spiunët dhe fëmijët e tyre në zyrat e larta të Shkodrës, por dhe në akademizëm dhe pjesë të rëndësishme të kulturës së saj urbane. Iku vetë dhe ato që erdhën vazhdoi tju thotë katundarë dhe malësor dhe nuk ju përgatiti vendin dhe edukatën qytetare të jetonin si njerëz në urbanitet. Përkundrazi vazhdoi intrigën e shëmtuar kundra vetes me kompromise politike idiote që vetëm Shkodra di të bëjë në kurriz të vetes.
Po duke thënë – hajt se i mirë boll asht ky, ka vjedhë ose ka ba trafik, por burrë i mirë është qeni! Po po, asht shumë “zog kurve” i zoti” Pikërisht ky zhargon idiot dhe i pështirë, ka sunduar në një pjesë të qytetarisë pa asnjë dallim në se është majtas apo djathtas. Në uluritje armiqësore me urdhër nga Tirana me antikomunizmin e një pale krejtësisht idiote – kanë bërë që të pësojnë kompromisin e tyre me “filozofë” të se keqes që janë mburrur duke përfituar nga medemek “Shkodra antikomuniste”! Po me papunësinë e saj, me nivelin e ulët jetësor, me investimet shpesh boshe dhe të kota, me të bërtiturat – nuk duam asgja prej “kumunistave” ( me ku) dhe duke ju bërë qejfin dhe komunistave të vërtetë që nga (Tirana postkomuniste) thoshin- ja sa mirë ju bëhet atyre shkodërjanëve që nuk ju merr koka vesh! Ndërkohë nga Shkodra iknin bijtë më të mirë dhe ikin dhe sot.
Më shumë se nga Shqipëria. Edhe sot bërtasin kukumjaçkat e Berishës se kemi investuar për Shkodrën dhe po ti pyesësh të thonë – pedonalet! Sepse vetëm pedonalet dhe njëra prej tyre e shëmtuar ajo e Parrucës janë vepra e tyre, hiq dhe disa rrugë të brendëshme të Lorencit në kohën e tij. Pastaj me Voltanizmin absurd nuk kanë bërë asgjë, po asgjë fare. Stadiumin e bëri Rama dhe Voltana i mësonte militantët të thoshin: ça na duhet stadiumi, ne nuk kena buk me ngranë! Aaaa e shëndriti me njat stadium ky kumunisti! Ky ishte refreni i tyre dhe Rama kur vinte në Shirokën që sigurisht ai jua bëri e shanin dhe ai ju nxirrte gishtin e mesit!
Shirokën, Berisha dhe berishkët e tij në Shkodër, e lanë si plehër dhe në dorë të idiotëve që bënin vetëm pis. Anti shkodran sipas tyre Rama por Shirokën e ka bërë shumë më mirë se marrëzia e antikomunistave të shqyer gurmazit, që nuk bëjnë asnjë investim asnjëherë as në kohë të Berishës së tyre në Shkodër. Asnjë rrugë nuk shtroi Voltana dhe pushteti vendor në Shkodër qytet por rrugët jashtë saj i shtroi pushteti i “komunistave të Ramës” si Velipojën dhe Thethin dhe shkodranët shikonin Pukën si ishte bërë qyteti nga “komunistat e Ramës” por në Shkodër nuk donin dhe nuk duan prap pare komunistash si investim! Deri urën e Bunës në Shkodër e ka bërë në kohë Berishe me pare Nanoje. Edhe spitalin socialistat e kanë bërë në Shkodër dhe Muzeun Marubi, por në Shkodër antikomunistat thonë – janë kot pedonalet po!
E kështu me intrigë e dashuri qytetari shkodran mes intrigës demokrate dhe pastaj dhe asaj socialiste ( po që thoshte pse të çojmë para aty ku nuk na duan) që erdhi momenti gati ja dorëzoi ( në mos ja ka dorëzuar prap) një individi pasunar, qytetin që nuk është as pjesë e Shkodrës si origjinë …!! E pra kështu Shkodra u deformua si përbërje si urbanitet dhe si filozofi jete. Por faji është i qytetarëve tashmë. Të gjitha ato më sipër që thashë dhe shumë të tjera, por shumë të tjera për tu thënë, janë në biografinë e fajit të qytetarit të Shkodrës, pavarisht me origjinë nga qyteti apo nga periferia. Kompromisi i qytetarit të Shkodrës me të keqen është – lapidar i marrëzisë kolektive.
Qytetari shkodran “është kequr” me veten dhe i ka bërë qejfin PD dhe PS në betejën e tyre. Pasoja është Shkodra e varfër dhe e dobët politikisht me njerëz që askush nuk i pyet “as për lash as për balash” në Tiranë. Tirana i vendos Shkodrës njerzit e saj kurse ajo nuk nxjerr dot bijtë e saj që ta përfaqësojnë normalisht! Pse, po sepse intriga i bën të ikin! Pasoja është administrimi i shëmtuar vendor dhe qëndror, për Shkodrën. Pasoja është se kush vjen nga “qendra” ose lëpihet ose mashtron në Shkodër dhe pastaj intriga vazhdon që Shkodra ti bëjë keq vetes. Por faji është i qytetarëve të larguar nga perimet e tyre të vjetra si trashëgimi dhe mos kthyer më kurrë aty.
Të ikur nga parimi i ndershmërisë në tregti dhe sipërmarrje. Nga parimi i mirësisë dhe jo arrogancës me veten dhe me zogjtë e trashëgimisë si kulturore dhe sportive. I ka ikur qytetaria e Shkodrës respektit për pronën dhe për rregullin. Kanë bërë kompromis me të keqen dhe anti urbanen. Janë konformuar me shëmtirën dhe irracionalen anti qytetare. Po dhe vuajnë përditë nga anti urbania dhe anti qytetaria. Por në fakt, ka ardhur dita tju thuhet – mirë tju bëhet. E kanë fajin vetë. /Nga Bersi BEKTESHI/