Kësaj rradhe një hartim fejsbukist i Berishës me disa ditë vonesë dha dhe linjën politike për Bilalin e ministrisë së Start Up-ve të Ramës! Po pra të ministres dikur kryesuese të fushatës dhe politikës socialiste të humbur në Shkodër për zgjedhje vendore!
Mirëpo meqë Shkodra nuk është sot e zonja të prodhojë politikë dhe politikanë që i imponohen Tiranës, ajo pëson “Start Up-e” politike nga Tirana sa socialiste dhe foltor demokrate. Nuk e konfigurojnë dot Shkodrën kaq mirë për një “fillim të ri”! Po pra me Start Up në Shkodër dhe gjatë distancës Shkodër Tiranë Start Up është edhe “Nis Diçka të Re” por dhe “Fillo një Bisnes të Ri Politik” ose dhe “Kap Diçka të Re Politike”!!!
E vërtetë se Shkodra ka dy tre shpirtra politikë nga demokratët! Por është po kaq e vërtetë se ka dhe dy ose tre shpirtëra nga socialistët! E këto pesë e ndoshta gjashtë shpirtëra demokratë dhe socialistë kanë nevojë për një Start Up. Në të gjithë këtë konvulsion para elektoral të shpallur kaq shumë rëndësi paskan Start Up e Edonës???!
Sigurisht që jo. As për njërën palë. Por ka rëndësi ndarja e “shpirtërave”! Të aksioneve. Sidomos aksioneve të kundërta me shërbim të njëjtë politik. Në këtë koncept kur të “kritikon” në FB lideri maximus do të thotë se shpall armiqësinë politike që ti “armiku” të jesh faktor aty ku Berisha e di se po ç’faktorizohesh!! Ose nuk do të dalësh në periferi.
Syzet e errta shikojnë se ” armiqtë brenda të tijtë ose PD e letrave” bëjnë Start Up por që e paguan me vota Berisha. E sigurisht ai do dhe “armiq të tij që bëjnë Start Up por që i paguan PS” sigurisht brenda saj dhe me aleatin e saj që më 2015 votoi për Voltanën dhe në Shkodër thonë se ka gjysmën e drejtorive dhe vetë Start Up-et!!
Ndërkohë PS vazhdon organizimin e saj por pa shumë nevojë të një Start Up model të fushatës së fundit. Dakort??! /Nga Besi BEKTESHI/