Zgjedhjet e 25 Prillit krijuan më shumë dyshime sesa siguri në radhët e socialistëve. Siguria e vetme është rezultati i bjerrë edhe me megablerjen e votës së shqiptarëve, ndërsa dyshimet janë për ata që punojnë kundër vullnetit socialist për interesat personale okulte deri në pengmarrje.
Edi Rama është sot njeriu që shikon sesi kafsha që ka rritur me duart e veta (Erjon Velija) ka nxjerrë dhëmbët e po kafshon dorën që e ka ushqyer deri në krye të Bashkisë së Tiranës. Gjatë takimit me deputetët e zgjedhur, Edi Rama foli edhe për gjërat që nuk kanë funksionuar në 25 Prill dhe kushdo mund të shtrojë pyetjen se kush ka çeduar atë ditë.
Ai që shkëlqeu me mungesën e vet ishte ai që në 27 Prill përformonte në selinë e PS-së “Unstoppable” te SIA-s. Detajet e konfliktit Rama- Veliaj përmblidhen sidomos tek një emër, Fatmir Xhafaj. Ish- ministri i Brendshëm u listua në honet e renditjes së listës për Tiranën, si një tentativë per largim me poshtërim. Por Erion Veliaj nuk e mendonte kështu.
Ndërsa socialistët përgatiteshin të fitonin përmes blerjes, i vetmi që po gatiste terrenin e humbjes ishte Erion Veliaj. Ai angazhoi të gjithë resurset financiare e njerëzore për të shpetuar Fatmir Xhafajn dhe në fund ia doli. Sepse në skemën e humbjes së Edi Ramës, kaptimi do të ishte kokë për kokë, Veliaj në krye të PS-së ndërsa Fatmir Xhafaj në vendin e Taulant Ballës.
Në kapjen e Reformës në Drejtesi, Edi Rama ka bërë një gabim teknik. Ndërsa ai ka marrë në dorë të gjithë sistemin e Vettingut, në heshtje ai që ka prodhur kastën e re të gjyqtarëve dhe prokurorëve është Fatmir Xhafaj. Dhe kjo është arsyeja pse SPAK sot nuk çel zog për asnjë skandal ku është përfshirë Erion Veliaj, incenereatorët, Teatri Kombëtar dhe përgjimet e pranisë së Ndraghetas në zyrën e kryebashkiakut të Tiranës.
Po i njëjti (Erion Veliaj) në 5 vjet ka asgjësuar 3 kryetar të PS- së në Tiranë, Saimir Tahirin, Blerina Gjylametin dhe i fundit, i vetmi kandidat “tiranas” që PS kishte në listë, Ervin Bushatin. Ky i fundit ishte edhe njeriu që e kompleksonte më shumë Erion Veliaj në 25 Prill. Në pamundësi për ta konkuruar, Erion Veliaj u angazhua personalisht që të asgjësonte punën gati 2 vjeçare të kreut të PS- së së Tiranës duke e sabotuar në votë personale.
Asgjësimi i këtij të fundit ndodhi përmes një procesi të vertetë poshtërimi për socialistët e Tiranës. Ata nuk u besonin syve me urdhërat okult që mbërrinin në whatsapp- et e tyre nga Erion Veliaj i cili kishte vetëm një porosi. “Lal, kujdes votat për Fatmir Xhafajn”. E pas nuk mbeteshin edhe “porositë” për Toni Gogun e Etjen Xhafajn. Pandi Majko ishte konfirmimi i kush ishte i kujt.
Grupimi i humbësve G- 99 është instaluar përfundimisht si kancer në organizmin e PS- së në misionin për shkatërruar çdo vlerë që është e tillë në Selinë Rozë. Lojërat janë berë, por Edi Rama duket qarte se nuk është dakord me këtë pjesë. Andaj ai njoftoi sot Kongresin Zgjedhor të PS- së në 12 Qershor, që mbetet i gjithi për tu ndjekur. Aty do të kuptohet se cili do të jetë fati i PS- së për 4 vitet në vazhdim.
P.S. …Deri në një njoftim të dytë ajo që ka dalë në 25 Prill, nuk është asgjë tjetër veçse Partia Socialiste e Erion Veliajt! /Nga Bledian KOKA/