Gjashtëdhjetë vjet më parë si sot (më 13 gusht 1961), Berlini u zgjua i shokuar: pasi kishte nisur ndërtimi i murit famëkeq të Berlinit. Simbol i një qyteti të ndarë brenda një vendi.
Pyetja që lind sot është, ka rënë Muri i Berlinit realisht!?
Po sa mure e ndajnë ende këtë botë? Shumë. Muri mes veriut dhe jugut të planetit. Mes të pasurve dhe të varfërve.
Mes persekutuesve dhe atyre që vuajnë. Edhe muri mes atyre që kanë çelësat e progresit, dhe atyre që janë të dënuar të jetojnë në injorancë, e në errësirë.
Nuk e di se si, apo kur do i shembim këto mure që shpesh na rrethojnë, por duhet të provojmë, kryesorja duke menduar e vepruar, por asnjëherë me hesht! /Nga Ervis KRYMBI, publikuar në Facebook/