Miku im Avni Delvina krijoi kete montim tablo bazuar te karavaxhio 2023. Nuk asht thjeshte nji grafike me dy kuptime por ne sencin e pare kuptohet nga shumica, se balta qe pranova te hullej mbi personalitetin tem, nga mijera njerez me faqe fallso interneti, dhe shum nga emra qe i njoh personalisht, te perfshire ne korrupsionin 32 vjeçar te quajtur padrejsisht ne menyr intelektuale si“bastion i pd-s”. Dhe te kuptonte thelbin e demokracise e cila u shnderrue nga sharlatane e buratine ish komunist te anashkalimit te ketij termi ne emer te mospajtimit me diapolet e kundershtive te saj.
E kam than me qindra here se demokraci asht kuptimi dhe evoulimi i kuptimit te termit te saj.
Demokracia nuk asht as se si monizem i sundimit teknokrat te njerit pol, por rrotacioni i dy poleve ne hapsine e ne kohe per zhvillimin e vendosjen e saj ne mendjet e njerezve.
Mendja e hapur ose brilante e idese (edhe pse me vonese) e liderit te PS, per ta plasur edhe nga jashte kupolen e padrejte te mitit “Shkodra asht demokrate”, ma ne fund zbuloi se shkodra kishte vetem nje fije jasht nga lemshi i madh utopik e te mbijeteses ne monizmin e dyt, dhe zgidhja ishte ide brilante ne tan dimencionet, pra zgodhi nje njeri pozitiv te ndershem dhe businessman i sukses’shem gjat gjith karrieres se tij, i cili do te kthehej ne shkermoqes te atavizmave te coptuara nga pd-ja si pasoje e ndertimit te saj mbi themele puplash.
Un si artist mendoj diçka ndryshe dhe plot kuptim.
Aty ne vend te kitarres dhe portretit te Frederik Ndocit, mik Avni, esht tan kryesia e PS-s, dhe dora e majte qe duket se ka mberthyer per rrobash z.Benet, mund te ishte Edi Rama e pas tij tan grupi i tij qe pret rezultatet me pune qe do te arrihen ne baze te zbatimit me sukses te gjitha plan projekteve qe Rama ka nat e dit para tryezes se tij per ta kthyer shkodren qe ai e deshte qysh ne femijeri, ne buzqeshjen qe i takon, dhe per ta ba Shkodren dera e hyrjes per shqiperine e koheve moderne dhe te trishta qe po jetojme.
Avni te pergezoj per stoicizmin qe karakterizon ty e 90% te njerezve intelektuale qe u deturuan te largohen nga shqipnia ne fillim vitet 90-t.
Asokohe ne kishim andrrat e qarta ne dor por shpirtin e thyer se demokracia e pardesyve bezhe ishte konkrete e dhurueme dhe se ne fakt ishte femije i lindur vdeke, dhe morem vehten tone ankthin e perjetshem te rrenes qe na deboi, kaluem kufijt neper borde anijesh te ndryshkuna e kufijve edhe mes plumbash, me dy gishta ne forme V me vehte dhe mbajtem frymen diku ku demokracia dukej ndryshe nga televizoret bardh e zi me realitetin e ri.
Dhe te shkaterruem nga koha qe merr vetstabilizimi ne botet qe shkelem, permesso di sogiornot green cartat e vonueme per tu vendos realisht ne jetet tona, nji dite i kthehena pa prite endrres qe morem ne fillim dhe me grafika esse poezi kange pamflete trillime e anektoda fillojme te ujisim gishtat tane ne form V qe koha pjeserisht pothuajse na i kish thare dhe mendojme se ringjallja e tyre vjen nga lozhat ku perestrojka na premtoi.
Miku im kategoria mundesia me realitetin te marksi e engelsi pat shum pak fraza nga ata qe lexojne dhe andrrojne mendjet tona diku neper bote me realitetet e mrekullive te lustrave qe hasem neper rruget e boteve me ndryshimin objektiv qe ka ndodhe e po ndodh dita dites ketu ne atdhe.
Populli tash ma nuk ka nevoje te dali te sheshi per rrevolucione sepse i shkuan 30 vite duke mbush autobuza me njerez druj e hekura per 2000 lek 5-6 here ne vit.
Shpirtra te vrare nga ngatrresa firmash piramidale projektet e anashkalimit te prones ne 7105 ne pronar militant e farefis nga kundershtar politik brenda grupit nga te zhdukur pa adrese e nga rryshfete korrupsionesh nga zhdukje lingotash ne fallsifikim tenderash… nga pakenaqesi te shueme nen kercenimin e grykes se pistoletes, nga sengsere hipotekash ne polic te blere permbarimi nga k/prokuror qe firmosin leht ekzekutimin e ligjit tek krimet ordinere dhe fetishizojn krimet shtetnore. Jan shum.
Grafikave te tua u duhen 2-3 jet qe te stampohen, pa le te printohen qe duhen vite drite.
Thesi i madh i gafave gabimeve dhe fajeve politike te cdo grupi jan te permasave te pa imagjinueshme por mjerisht ne ne emer te V -ve qe pretendojm ti ngylim para syve te tyre, dhe merrena me krijime dramash aktuale ku e djeshma harrohet shpejt, dhe presim lajmet e verteta dhe te rreme se cfar sjell dita.
Miku im Avni.
Edi Rama nuk ma ka premtu mu qe jam ai qe jam por askuj se sa i madh ka me ken ndryshimi qe ka per te pas shkodra e kalbun 32 vjet, por aq sa kena mujt me ia vjedh nga ciflat e fjalimeve qe ai ka than, asht mjaft sikur plehrat dhe ndryshkun me ia largue qytetit, e jo ma me ba ne as ne nji muej ato gjana qe shkodranet kan edhe nuk kan burrni me i shpjegue. Boja ne gishtin e madh si njolle e votimit po ngjitet ne mesin e thoit, dhe kam bindjen qe kush asht open mind i merr vesh tana informacionet se cfar po ndodh ne ate rreth. Me stacion autobuzash me centralin e Thethit me uren e vjeter te Bunes me pastrimin e territorit te plazhit te Velipojes te Shirokes ne rregullimin e hapsinave qytetare ne zgjerimin e akseve ne rrethrrotullimet e infrastrukturave ne startin e nisjes se projektit te rruges Ulqin Shkoder, ne standartin e pastrimit te plehrave te qytetit dhe shkatrrimin e inerteve, etjer etjer.
Un cdo moment mbush syt me lot tek i baj Like e love cdo lajmi progresiv qe po ban Beneti ne emer te atij grupi qe per 32 vjet nuk mund te provohej nji here te vetme ne shkoder.
Mos te harrojme se ish opozita e shkodres 32 vjecare vegjetoi ne hije aq gjate, tashti jan kthyer edhe ata ne perlotje e aksion. Imagjino edhe vlera e banesave vetem per 40 dit asht ngrite ne 10 mij euro mbivlera.
Jan realitete qe njerzit ti kuptojne grafikat ndryshe nga karikaturat e revistes Hosteni te monizmit.
Tashti shume shkodrane rrjeshtohen hipokrizisht edhe ne fansat e PS duke pretendue se i kan fshire pseudoemnat fallso qe perdornin per 32 vjet dhe te duket se tan shkodra pa perjashtim bile edhe vet ish Bardhi ka votue per Becin. Nuk vonojne edhe telefonatat e emertimeve fantashkence te Rrikut te x e y-it…
Nuk vonojne edhe telefonatat e far e fisit per kalimin e korrusionit te deri djeshem per te mbijetue edhe sot me ane te “mikut” te Benetit.
Un nuk i vlej aspak nji grupi partiak, un i vlej Nacionalizmit apo dashnise se vetmohimit qe kam per nji qytet qe edhe Zoti mendoj se asht i lumtur qe me lindi aty.
Se un due Shkodren, ne se rrespektoj dhe due Benet Becin dhe ideatorin qe e skicoi per me ken ma shum se historite qe trillohen apo jan te verteta. Realiteti asht i prekshem dhe flet ndrysh.
Aq sa Rama ne zgjedhjet politike pas dy vjetesh edhe po te vendose emrin e tij te 6-in ne liste asht e sigurt qe fitojne edhe 3-4 emra te PS mbas tij.
Prandaj mik mendo nji grafike pa gishta te thame V qe dikush i mban atje si rrelike
E disa i moren me vehte qe atje per ti kthye ketu ne trojet e tij, me krye poshte dhe per ti vu nji vize ne mes V-je dhe per te pasqyrue ne nji fraze se:- “Asht realitet ndryshimi”. /Nga Frederik NDOCI, publikuar në Facebook/