Tash që po kryjmë gërmimin për sivjet, po kam kohë me u marr dhe me popullin e thjeshtë që nuk la kishë e xhami pa shky, prift e hoxhë pa u tall, bile dhe sot, tek thonë se si filmat e dikurshëm nuk ka.
Atëherë, hapja e Lojrave Olimpike në Paris nuk kishte të bënte hiç me Darkën e Fundit. Ishte një imitim i një feste të lashtë greke, sepse, Lojërat Olimpike janë të lashta dhe vijnë nga Greqia e lashtë. Kaq e thjeshtë!
Nëse nuk e dini kjo festë e njohur si Baccanalia është një festë e shthurur, ekstravagante dhe me zhurmë. Festimet shpesh zgjasnin disa ditë dhe nderonin perëndinë e verës Bacchus (djaloshi blu i mbuluar me hardhi rrushi) në performancë. Ai njihet gjithashtu si Dionisi, perëndia greke e pjellorisë, i njohur më vonë si perëndia e verës dhe i kënaqësisë.
Po ashtu nuk ishte vdekja mbi një kalë të zbehtë. Nga e nxorrët këtë?
Ajo ishte Sekuana, perëndeshë e Senës lumi në të cilin u realizua dhe performanca. Ajo ishte e destinuar të ishte përfaqësuesja e shpirtit olimpik dhe e Sekuanës si traditë nga lashtësia.
Dhe së fundmi, gruaja pa kokë ishte Marie Antoinette. Ajo sundoi mbi Francën dhe u shpall fajtore për tradhti, komplot dhe vjedhje të vendit të saj. Edhe me të ju doli pune, kur e ka gjyku historia e popullit të vet. /Nga Helidon SOKOLI, publikuar në Facebook/