Boll më gojëshqyer! Dje ekipi kombëtar fitoi një ndeshje me një ekip të veshtirë dhe që luan fort, Gjeorgjinë. Në Tbilis janë të pamundur edhe nga ekipet e forta europiane. Para 3 ditësh Shqipëria u mund ne Pragë nga Çekia, një ekip tjetër i fortë Europian dhe dikur si Çekosllavaki kampion Europe. Një vit më parë Shqiperia barazoi me Çekinë në Prage dhe fitoi në Tiranë me Çekinë dhe Poloninë dhe ne u kualifikuam për në Kampionatin Europian.
Shqipëria gjatë gjithë historisë së futbollit, nuk ka pasur kurrë rezultate kaq të larta si këto te 15 vjetëve të fundit. Federate Shqiptare nga një qenef dikur nën shkallët e stadiumit “Qemal Stafa”, ka arritur të këtë një kompleks modern dhe mjaft funksional dhe dinjitoz që ja kanë zili federatat e shteteve me të fuqishme te futbollit.
Mirëpo, janë një takëm ish sportistësh, analistësh, drejtues mediash, politikanë që mezi presin të humbë Kombëtarja Jonë që të hapin gojën çorap që të sulmojnë FSHF-në. Kombëtarja do të humbë, do të barazojë dhe do të fitojë ashtu siç ndodh megjithë ekipit ne botë.
LEXONI EDHE: OPINION NGA ROLAND LUÇI – Fitohet edhe duke u mbyllur në mbrojtje por edhe duke ju imponuar kundërshtarit
Anglia kampion bote sapo humbi me Greqinë në Wembly. Kush është Anglia? Kampion i Botës, me ekipe në kompeticionet Europiane ka mbi 50 kupa në Europe, dy herët e fundit me radhë nën/kamipn Europe, ka kampionatin me te fortë dhe te bukur ne botë. Por nuk u sulën analistët, ish sportistët, tifozët me e mbyt një trainer që është provisor dhe Federatën Angleze te Futbollit, apo te ngazëllehen nga humbja se mos përmbysin FA dhe ta marrin në zotërim gojëçorapët. Jo ata bëhen të gjithë bashkë për të rikuperuar humbjen, analizojnë gabimet, dhe të gjithë bashkë shkojnë për fitoren e radhës.
Bill Shankly, tranjeri legjandar i Liverpool -it të famshën 1959-1974, i cili ka i ka dhënë Liverpool 12 trofe, ka thënë: Ata që nuk na suportojnë kur humbim apo barazojmë, nuk kemi nevojë të na suportojnë kur fitojmë.
Gojëshqyerit ish- futbollistë, analistë, politikanë, e turli qyqari që me padurim presin që të humë kombëtarja që të godasin F.SH.F -në, kërkush nuk ka nevojë për përkrahjen e tyre kür Shqipëria fiton.
Shqipëria nuk është me e zhvilluara në ekonomi, industri, sporte te tjera e çdo fushë që nuk po del kampion Europe apo Bote. Në qoftë se ka ndonjë fushë ku Shqipëria kompetiton denjësisht në Europë është futbolli.
Prandaj gojëshqyer që me padurim prisni që të humbë Shqipëria që të hidhni helmin e atyre që vetëm bëni bla-bla , shut the fuck up! Urime Sivinjos djemve te kombëtares dhe F.SH.F-se për fitoren në Gjeorgji dhe fitore te tjera. Ju kurrë nuk do të jeni vetëm. /Nga Ilir DEMALIA, publikuar në Facebook/