Se kush është Fallxhori i Foltores më mirë se askush e di Viktor Martini, i biri i Zef Martin Zogut nga Hoti, babai i tij ka vdekur në burgun komunist të Burrelit. Djemt e Zef Martinit thuaje u burgosen të gjithë. Ndaj tyre u tregua një dhunë e shtypje e pamëshirshme. Këtë fat pati edhe Viktori, që 16 vjeçar të shkojë në burgun famkeq të Burrelit ku i kishte vdekur i ati. Viktori ishte ndër organizatorët kryesore të rrezimit të bustit të Stalinit në mes të Shkodrës. U arrestua dhe ndaj tij u përdorën gjithçfarë torturash. Me daljen nga burgu ai u bë nisiator për të krijuar shoqatën e të burgosurve politike në Shkodër.
Po duke qenë i persekutuar aq rëndë a pa ndonjë ditë të mirë Viktor Martini nën demokracinë berishiane? Asnjë ditë. Veç tmerr e persekutim në vazhdim, sa u detyrua të shkonte të jetonte në Amerikë.
Kjo sepse Fallxhori i Foltores sapo mori pushtetin i vuri hurin të burgosurve politikë dhe afroi rreth vetes spiunë dhe agjentë të Sigurimit të Shtetit, duke i bërë deputetë e ministra dhe duke i mbush institucionet e shtetit me ish agjentë, të cilët i sherbenin atij, por edhe ai i kishte nën zap sepse i kontrollonte nga që kishte në dorë tërë dosjet e Ministrisë së Brendshme të Diktaturës Hoxhiste.
Përtej kësaj ai nisi të përçajë shoqatat, këtë fat pati edhe shoqata e të burgosurve politikë ku një palë e kundërshtonin ish komunistin me 25 vjet teser partie dhe disa të tjerë, mjaftonte ti daroviste Fallxhori i Faltoreve dhe e mbyllnin gojën duke thirrur “Hosanna Baraba!”
Kur Fallxhori i Foltores u duk në Boston për të marrë një dekoratën të premtuar në Boston University, një grup shqiptarësh demokratë, ndër të cilët edhe Vitor Martini e kundërshtuan dhe Fallxhori i Foltores u kthye nga Bostoni me bisht ndër shalë se në momentin e fundit Këshilli Universitar e pezulloi dhënien e dekoratës.
Viktor Martini gjithëherë ka qenë aktiv për demokracinë dhe zëri i tij është dëgjuar përherë si zë kritik, i veçantë, i vërtetë e i pa kompromis me ata që ja kanë me hile demokracise dhe e shfrytëzojnë pushtetin për përfitime vetiake dhe të familjes në kurriz të popullit. Por zëri i Vitor Martinit nuk dëgjohet në Mediat dhe Televizionet qëndrore në Tiranë, ku përrallet politika e hajdutëve, se Televizionet i ka blerë Fallxhori i Faltores, që me gjithë këto shpenzime për Puçin politik në PD, tregon se ka miliona të fshehura. Po pse SPAKU nuk ndjek paratë sipas mësimeve të martirit italian të Drejtesisë Xhiovani Falkone? Mos presin tua nxjerrë gështenjat nga zjarri Amerika dhe të mos prishin qejf me korrupsionin, pjesë e të cilit, mesa duken bathët, janë edhe ata?! /Publikuar në Facebook nga Kolec P. TRABOINI, 11 dhjetor 2021/