Është një djalë shumë i edukuar, sivjet nuk qe një vit i shndritshëm por mbetet një talent në ngjitje. Ka fituar përvojë dhe vuajtur nga kaprricot e patrikut Murinjo. Por sikur të mos vlente, nuk do ishte menduar dy herë ta mbante.
Pa hyrë në skemat taktike që nuk i njoh, dallova mirë si gjithkush një Romë në postbllok. Kumbulla duhet te kishte minutatat e veta minimale, qoftë edhe se të gjithë shqiptarët e donin. Ciniku dhe demagogu Morinjo, ia përgjysmoi gëzimin atij dhe neve, duke harruar banderolën pushtuese me fytyrën e tij “engjëllore” mbi korpusin qendror të UT- së.
Strategët në fakt, nuk udhëhiqen nga ndjenjat. Çfarë djali, hyri e festoi me flamurin toni se bashku me shokët?! Jam i sigurtë se mbrëmë, pavarësisht fitores, Kumbulla nuk ka bërë gjumë të qetë. Karakteri i strategut të çeliktë dhe ai i djalit tonë, janë mote dritë larg.
Fitimtarët bëjnë historinë. Suksese Romës, Çezarit të saj dhe mbi të gjithë, Kumbullës që duhet të mendohet mirë, të rrijë apo të rrijë mos nën diktatin e luanit! /Publikuar në Facebook nga Prelë MILANI, shkrimtar/