Një thirrje anonime nga rrjetet sociale zgjoi nga letargjia e vetëharresës Dukagjinin, i cili si asnjëherë doli në shesh për drejtën e vet themeltare. Një ditë pas tubimit të dytë gjithëpërfshirës me fytyrë qytetare shembullore, politika flakë për flakë ka reaguar me “sinqeritet e mirësi”.
Shfaqja papritur e këtij faktori i ri që duket sheshit se ka në dorë fatin e kështjellës veriore, alarmoi kampet antagoniste politike për të kuvenduar rrafshit me viktimën e tyre të shumë nëpërkëmbur. Nga sa pashë e sa e sa dëgjova mesazhi i ministres se plotfuqishme socialiste Elisa Spiropali deshifrohej:
– Kuvendtarë epikë të maleve ju përshëndes për zgjimin e vonuar! Tubimi juaj më bindi se rruga e Hanibalit për në Shkoder kalon nga ju, ndërsa rruga juaj mbi 40 milion euroshe kalon vetëm nën këmbët e mija, por jo tani në fushatë, por…kur …kur…
Ndërsa rivali demokrat Bardh Spahia dha bekimin:
-Dukagjin të dua shumë! Të dua qebesa se pa shtytjen tënde nuk e kapi Rozafatin. Jam i bindur se ju si gjithmonë do shkoni me atë që sundon kalanë e Shkodrës! Dukagjin të dua shumë, por as rrugën, as bustin e Lekës mos mi kërkoni mua….
Dukagjin pra zgjidh e merr! Mos vetëpërfaqësimi të ka çuar në ketë udhëkryq të dhimbshëm. Deri kur do jesh e keqja e vetit dhe mira e miletit?! /Nga Prelë MILANI, publikuar në Facebook/