Mbasi e përçanë, e bënë copë-copë, thanë se do i bashkojnë këto copa dhe do e bëjnë edhe më të fortë. Por askush “nuk e vuri ujin në zjarr” për të bërë një gjë të tillë. Biles u luftua dhe po luftohet që copat të bëhen sa më të vogla, mjafton që të jesh në krye të njërës.
Tani ka filluar edhe shpalosja e programeve se si do ta drejtojnë Shqipërinë. Harrojnë se për të realizuar ato plane imagjinare, më përpara duhet të fitosh. Kur dëgjoj programet, më duket sikur po tentohet të hidhet çatia e shtëpisë pa vendosur themelet e saj.
Mos të habitemi kur furtuna të na marrë edhe atë çati. Mos u habisni kur anëtarët e familjes të kërkojnë strehë të tjera, ndoshta më të vogla, por më të ngrohta e më pak të zhurmshme… /Nga Ramiz ÇOBAJ, ish- kryetar i PD- së Shkodër, ish- deputet/