Kundër rrymës! Urime 3- pikëshin e djeshme së pari! Megjithëse me shumë vonesë, trajneri ynë më në fund bëri ndonjë ndryshim të domosdoshëm në ekip, të cilin ja kërkonte opinioni i gjërë prej kohësh dhe si me magji, u kthyem te fitorja.
Ishte i fundit të cilit ju mbush mendja por gjithsesi është meritë e trajnerit pra, që të mos keqkuptohemi, atë po them. Mua ai nuk më dëgjon, as ai e as ata që e mbajnë atë në atë post, por thjesht po e them mes nesh:
LEXONI EDHE: OPINION NGA ILIR DEMALIA – Kur ekipi kombëtar humbet një ndeshje fajin e ka Duka, kur fiton merita e çunave!
Më ka magjepsur mbreti Johan Krojf me futbollin që i dhuroi botës por jo më pak dhe me filozofinë e tij mbi këtë sport. Një ndër citatet e tij: “Cilësia pa rezultat është pa kuptim, kurse rezultatet pa cilësi janë të mërzitshme”.
E kam fjalën që fitohet edhe duke u mbyllur në mbrojtje, edhe duke zotëruar topin vetem 35% të kohës, por mundet edhe ndryshe, mundet edhe duke ju imponuar kundërshtarit. E di, është disi utopike, po si thashë e lemë mes nesh. /Nga Roland LUÇI, ish- futbollist i Kombëtares dhe Vllaznisë, trajner futbolli/