Dy ndër ekipet që kanë marrë e dhënë kaq shumë sportistë me njeri-tjetrin (ju duhen emra?) Dikur gjyshërit dhe baballarët tanë jo vetëm tifozë, ruanin dhe respektonin me fanatizëm miqësinë mes dy qyteteve.
E pavarësisht rezultateve, respektoheshin dhe mirëpriteshin me dashamirësinë më të madhe, në Shkodër e Tironë, para dhe pas ndeshjeve, siç i ka hije vëllezërve.
Jo më kot dhe klipin e këngës “Vllazni” vendosa që të regjistrohej në një përballje mes këtyre dy ekipeve me kaq histori e dashni mes tyre.
Nesër (sot) nuk është asgjë më shumë se një garë sportive në fushë, dhe jo në shkallët e stadiumit. Nëpër shkallë do gjenden gjithmonë vëllezër të një gjaku, (pavarësisht ekipit për të cilin bëjnë tifo), që janë gati për njeri-tjetrin në çdo situatë.
Ashtu siç futbollistët përqafohen para dhe pas ndeshjes, ashtu duhet dhe në shkallët e stadiumit! Jemi kaq pak, saqë urrejtjen mund ta ruajmë për ata që vërtetë nuk na duan!!!
Dedikuar atyre pak “ultrasve të sëmurë” të “Vllaznisë” dhe “Tironës”. Respekt për Tironën! Dashni për Vllazninë! /Nga Sidrit BEJLERI/