Sepse për arsimimin e fëmijëve tanë vendosin ata që nuk i edukojnë fëmijët e tyre në të njëjtat shkolla. Janë këta milionerët e administratës publike, ministra dhe ish-ministra, deputetë e ish-deputetë, kryebashkiakë e ish-kryebashkiakë, drejtorë e ish-drejtorë, gjykatës e prokurorë me vetting e pa vetting.
Të të dy krahëve, të PD-së dhe të PS-së, edhe të LSI-së nuk janë më të mirë. Ata vendosin për paratë e taksave që duhet të shkojnë për shkolla, për kërkim shkencor, për kualifikimin e mësuesve, për tekste cilësore, për pagat e mësuesve dhe pedagogëve.
Çfarë i bëjnë? Tendera për miqtë e tyre biznesmenë të crony capitalism, ku bdahet edhe pjesa e tyre të majme. Janë bërë milionerë duke na vjedhur edhe lekët e ilaçeve dhe fëmijët i kanë dërguar në shkollat më të mira të botës.
Bëjnë jetë përrallore dhe e shohon arsimin si një sektor tenderash, jo si instrumentin më përcaktues për të ardhmen e vendit. Fëmijët tanë do të vazhdojnë të shkojnë në shkolla me turne, pa ngrohje, pa ujë, pa banjo dhe me gjysëmmësues për aq kohë sa këta shijojnë paratë që na kanë vjedhur.
Fëmijët tanë do të vazhdojnë të lexojnë këto palotekstet si revista për aq kohë sa këta mjeshtra të skemave politike e korruptive të mos detyrohen t’i paguajnë një më një paratë që kanë zhvatur.
Atëherë do të ndërtojmë shkolla, do të kualifikojmë mësuesit, do të rrisim pagat dhe do të edumojmë fëmijët si e gjithë bota e zhvilluar. Derisa këta të luajnë fijet e politikës, medias dhe fushatave elektorale, do të vazhdojmë të hamë bar. /Publikuar në Facebook nga Vehap KOLA/