Sot Shqipëria ka 1.1 mjekë për 1000 banorë, ose barabartë me Somalinë, Ghanën, Guatemalën, ndërkohë që fqinjët tanë ballkanas kanë më shumë se sa 3- fishin . Të mos flasim për Greqinë, e cila ka 5- fish më shumë mjekë për 1000 banorë. Denoncim që ju z.prokuror/kryeministër e keni klasifikuar të pavërtetë.
Shqipëria ka mungesa të theksuara në mjete, në autoambulancat mungonin nga kitet e intubimit deri tek paracetamoli. Denoncim që ju z.prokuror/kryeministër e keni klasifikuar të pavërtetë. Testimet për COVID-19 nga strukturat shtetërore janë 3 deri 10 herë më të ulëta se sa në ballkan dhe Evropë. Denoncim që ju z. prokuror/kryeministër e keni klasifikuar të pavërtetë.
Shqipëria ka numrin më të ulët të shtretërve spitalorë për banorë, bazuar në Eurostat dhe akoma më të ulët numrin e shtretërve të terapisë intensive. Denoncim që ju z.prokuror/kryeministër e keni klasifikuar të pavërtetë.
Po është e vërtetë që unë kam mbajtur në jetë të sëmurë në bordin e një ambulance, e vërtetuar, dokumentuar nga plot media, dhe kam bërë punën time si mjek i përkushtuar. Denonicim që ju e keni klasifikuar të pavërtetë z.prokuror/kryeministër.
Unë kam kërkuar përgjigje më të mirë të sistemit për të shpëtuar më shumë jetë, kam denoncuar mungesat, por ju i keni klasifikuar të pavërteta pretendimet e mija z. prokuror/kryeministër. Nga viti 2014 -2019 kanë ikur nga Shqipëria rreth 900 mjekë dhe mijëra infermierë, ju e keni klasifikuar të pavërtetë këtë z.prokuror/kryeministër.
Këto e të tjera si këto kam denoncuar unë por sot gjendem i linçuar, i papunë pikërisht sepse nuk denjova të isha kuisling me rregjimin tuaj. Sa për mjekët “që nuk ka Zot ti zërë me dorë”, ti dhe rregjimi yt i detyruat ata, të marrin rrugët e botës ose të dëgjojnë e pranojnë broçkullat e tua për mjekësi rilindase 10 herë më të mirë se sa Gjermania e Franca !
Unë nuk e denjoj çorbën tënde z.prokuror/kryeministër, unë e përbuz atë , unë refuzoj të jem derr i kënaqur! /Nga Ilir ALLKJA, mjek/