Nga Altin MEMA
Gazetar
Keq edukimi i fëmijës sjell pasoja mbi të gjitha për fëmijën vetë, për prindin, familjen dhe mbarë shoqërinë. Prindër, mos nxisni fëmijët të pasurohen pa punuar, mos i mbështesni në veprimet e tyre sureale, ulini me këmbë në tokë.
Çojini fëmijët në shkollë, jepni të drejtë mësuesit para ankesave pa vend të krijesës suaj. Mos i nxirrni fëmijët në rrugë pa rrugë duke iu dhënë para që nuk ia dijnë mundin prindërve. I bëni dembel, i bëni pasiv për të ardhmen, për dijen, për veten.
Fëmija ka nevojë për përkrahje, këshilla, mbështetje, për dije. Nuk ka nevojë për luks të shfrenuar në jo pak raste mbi mundësinë e familjes. Nxjerrja jashtë binarëve të edukimit, i ekspozon fëmijët dhe të rinjtë ndaj rriskut të përdorimit nga banda dhe grupe kriminale. Jepuni shkollë dhe dije jo para për duhan!