Revista Monitor konfirmon me shifra të Gjendjes Civile, 6 mijë vdékjè më shumë në vitin 2020 në krahasim me një vit më herët. Dhe sipas trendit rritës edhe në vende të tjera, shkaku është Covid-19.
Shifra që jep gjendja civile, se gjatë vitit 2020, në Shqipëri kanë humbur jetën rreth 28 mijë persona, tregon se numri i vdékjève nga virusi është 5 herë më i lartë se raportimet e ministrisë së shëndetësisë mbi Covid-19.
Kjo nuk është surprizë sepse kemi denoncuar në mënyrë të përsëritur manipulimin me numrin e fataliteteve Covid-19. Shifrat e gjendjes civile konfirmojnë realitetin e trishtë.
Më e rëndë është se mbi 10 muaj nga deklarimi i rastit të parë me Covid-19, nuk ka një studim të ministrisë a të ISHP-së mbi nivelin imunitar në vend, tejet i nevojshëm si informacion, edhe për shkak të numrit të ulët të testimeve.
Të gjithëve na kujtohet se si në javën e tretë të prillit nisën të kryhen analizat serologjike dhe autoritetet premtuan një studim bazuar në rezultatet e tyre. Fakt është se 9 muaj më pas, as studim nuk ka, e as të paktën një numër total të testimeve serologjike të kryera dhe rezultatet. Nuk arrijnë as të kryejnë një përpunim të thjeshtë të dhënash !
Paaftësi krìmínále dhe primitivizëm i tillë menaxherial nuk është parë ndonjëherë në 3 dekada demokraci !
Kjo qeveri do mbahet mend, sesi propagandën e pati të vetmen njësi matëse të «punës» së vet, kosto e rëndë prej gati 8 vitesh për shqiptarët. /Nga Bardh SPAHIA, ish- deputet i PD Shkodër/