“Budalla nuk ka brina”, është një shprehje e famshme që përdoret edhe në Shkodër paralel me “budalla kryet si njiri e ka”. Askujt nuk i përshtatet në këto momente kjo shprehje se Enkelejd Alibeajt, i cili po përdoret jo direkt nga Edi Rama (si më i zgjuari i anës tjetër) por nga Taulant Balla që për zgjuarsi në këto vite politikë, nuk shquhet.
Ky Alibeaj, për inat të Sali Berishës, jo vetëm u ul në tavolinë me Ballën për presidentin e ri të vendit, por thirri në fillim një mbledhje të deputetëve të tij e për sot në orën 16:00 një mbledhje të të gjithë deputetëve, edhe të atyre të Foltores dhe madje edhe me Berishën të pranishëm. Ky “investim” i Alibeajt për të treguar se “kush komandon” në GP të PD- së.
“E hangri ne trimi”, mund të thuhet në këtë rast, duke huazuar nga skeçet e famshme të Koço Devoles së ndjerë. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe. PS nuk mund të mbështeste asnjë kandidat të propozuar nga PD- ja në raundin 2 dhe 3 ku kërkohet shumicë e cilësuar. Alibeaj mund të mblidhte firmat e nevojshme të deputetlve demokratë, por kandidati nuk do të arrinte të paktën 84 vota të nevojshme.
Kjo, sepse është e qartë dhe madje e ka pohuar edhe vetë kryeministri Rama: Për herë të parë PS ka votat për ta zgjedhur vetë presidentin! Pas 25 prillit 2021, PS nuk ka 84 vota për ta zgjedhur në 3 raundet e para siç parashikon Kushtetuta. I bie që PS pret dy raundet e fundit, 4 dhe 5, ku duhen vetëm 71 vota dhe mund ta zgjedhë presidentin pa i thënë faleminderit askujt.
Duket se edhe Alibeaj, ashtu siç kryetari Basha pas vitit 2013- ë kur erdhi në krye të PD- së, vuan sindromën e aritmetikës së cunguar. Shumëzimi, pjestimi, mbledhja, zbritja është radha që duhet ndjekur në llogaritjet matematikore. Fatmirësisht, deri tani politika nuk ka patur nevojë për rrënjë katrore apo ngritje të katror apo në kub…
A do vazhdojnë deputetët e PD- së ta njohin apo ta mbajnë në krye të tyre Alibeaj edhe pas kësaj tallje b… me të gjithë, haptas dhe në sytë e të gjithë shqiptarëve?! Me gjasë po, sepse inatin e kanë me Berishën. Vetëm ai të mos vijë në krye të PD- së! Por se e tall b… Taulant Balla me ta, duke përdorur si fëmijë Alibeajn apo Alibashën siç quhet këto kohë, nuk ka rëndësi… Se mos është hera e parë…sigurisht as e fundit! /Nga Blerti DELIJA/