Një ndër 3 biznese në Shkodër është mbyllur. Nga 5000 biznese të liçensuara gjysma prej tyre ka shpallur falimentin edhe pas situatës së Covid-19 . Punësimi sezonal ka dështuar pas izolimit të Shqipërisë dhe mbylljes së doganave nga vendet fqinje, duke i dhënë një tjetër goditje fatale ekonomisë.
Shkodranët sot janë në pikën e hallit ndërsa asnjë prej përfaqësuesve të qeverisë nuk guxon të duket në Shkodër prej muajsh. Manekinëve të Edit në qeveri, do t’u mjaftonte një xhiro rrugëve të qytetit për të parë me qindra qepena biznesi të ulura me mbishkrimin SHITET apo JEPET ME QERA.
Mungesa e ndihmës nga shteti është e papranueshme, djallëzore sidomos kur dihet se në Shqipëri bizneset më së shumti janë familjare dhe mbyllja e tyre lë një familje të tërë pa bukë.
Asnjë paketë mbështetëse reale për biznesin, fermerët apo turizmin nuk është diskutuar e aq më pak vënë në shërbim të qytetarëve tonë. Kjo është gódìtja e fundit që i jep Edi Rama Shkodrës, kryeqendrës së veriut pas 7 viteve abúzìmesh, vjedhjesh dhe dískrìminimi.
Në ditën më të zezë të tyre ai dhe shpura e tij e kukullave politike e kanë nënshkruar ikjen, ndërsa Shkodra do e vulos ndëshkimin si finalen e një historie që nuk duhet përsëritur më kurrë! /Nga Greta BARDELI GJONI, nënkryetare e PD-së Shkodër/