E shembën! E dini si ishte ndjesia?! Sikur i hoqën nënës evlatin nga gjiri! Në fakt i’a hoqën!
Të prangosësh një artist pse mbron me trup e me shpirt gjënë më të shenjtë e shtrenjtë për të, është paturpësi! Por të tillë jeni ju “të dashur” pushtetarë, të pa turp e të pa fytyrë.
Ju që nuk njihni histori, art e kulturë. Ju që ngiheni me taksat e këtij populli të cilit po i pini gjákun, çfarë mund të bënit tjetër? Po teatrin pse? Për një kullë, për një ndërtesë më të re, më të bukur!
Epo merreni e futeni në b#thë atë kullën tuaj a çkadoqoftë ajo, se asgjë nuk është më e vlefshme se rëndësia kulturore e historike. Të ishte për të ndryshuar të vjetrën me të renë, surretërit tuaj të shëmtuar janë të parët që duhen shembur e hedhur tutje, se na e shpifët, po të njejtët, në gjithë këto vite “demokraci”!
Nuk e di edhe sa do të bëni më që të ngrihen shqiptarët e t’ju thonë: MJAFT!
Ju nuk njihni limite!
Si mumd të jetë kaq i verbër ky popull sa rë mos kuptojë që ju qeveritarë jeni në krye për ti përfaqësuar dhe jo për ti pushtuar?!
Nuk e di se si do të jetë kur të shkoj në Tiranë dhe ta kem të pa mundur t’ju them miqve, hajde dalim një xhiro nga teatri!
Apo mund t’ju them?! Se fundja aty mbetet teatri si vlerë dhe pse jo si godinë!
Nuk e di si do të jetë kur të më ftojnë për të parë ndonjë shfaqje!
A do më shkohet më?!
Si mund të shembet një jetë e tërë e Tinka Kurtit, Robert Ndrenikës, Neritan Liçajt, Arben Derhemit e shumë artistëve të tjerë që dhuruan më shumë se shfaqje.
Si nuk iu dridh dora kur e firmosët atë akt makabër?
Si iu binden këmbët për ti dhënë gaz atyre “artilerive” që iu ngulën dhëmbët viteve, historisë, punës, jetës, kohës e gjithçkaje simbolizonte ai vend.
Kam qenë vetëm 17 vjeçe kur e preka magjinë e asaj skene. Aktorja Mikerta Çobani më dha mundësinë të performoja dhe unë. Me një shfaqje modeste si “I pangopuri” u duartrokita nga Roza e Dhimitër Anagnosti, nga dhjetra qytetarë që ishin mbledhur aty. U ndjeva e vlerësuar nga skena dhe nga duartrokitjet.
Pse të mos ekzistojë përgjithmonë?
Pse ajo godinë e vjetër të mos restaurohej e ruhej si monument kulture, siç ishte në të vërtetë?!
Po ju nuk e njihni kuptimin e kulturës dhe as monumenteve të saj!
Ju vërtetë që nuk ju rruhet pse zhgënjeni popullin e vendin tuaj!
Qeveria, demokracia, Shqipëria, teatri, ekonomia, shëndetësia, janë në kolaps!
E dini çfarë do të thotë kjo?!
Që jeni të dështuar! Nuk keni nga ta dini pasi triumfi juaj është të mbushni xhepat e llogaritë bankare dhe po me ato para të blini disa pseudoartistë që t’ju japin të drejtë!
Vazhdoni, mbyllini sytë! Por nuk na i mbyllni dot të gjithëve, nuk ja mbyllni dot botës!
Sot teatri…. nesër shtëpia jote! Një shtet që dhùnon simbolin e artit, që të drejtën e artistëve dhe punës së tyre e dënon me pranga, nuk është shtet, është DIKTUATURË! /Nga Era DUSHI, dërguar për publikim në ShkodraWeb Media/