Pasi po i heq cdo drejtori e inspektoriat të rëndësishëm Shkodrës, duke i transferuar në Lezhë, Edi Ramën e rren mendja se do i mashtrojë prapë shkodranët me video 3D të një pune, që “do të” bëjë në vitin e 8 në pushtet!
Më përpara nuk kishte kohë se gërmonte për persona të inkrīmīnuar që t’i kishte në krah e t’ia vinte përballë shkodranëve dhe po punonte se si shërbimet e vendet e punës t’ua conte sa më larg, në Lezhë! Kur i hoqi të gjitha drejtoritë, atë arsimore rajonale të parën, nuk përgatiti video, qoftë edhe të thjeshtë, jo 3D.
E bëri tinës, sic e ka zakonin e pas krahëve! Në vitin e 8 në pushtet, edhe socialistët e ndershëm të Shkodrës i ka zhgënjyer me këtë model dhe ky është një realitet kokëfortë që Edi Rama e di mirë!
Budalla është ai që bën të njëjtën gjë përsëri e përsëri dhe pret rezultat të ndryshëm! Të ka dalë boja Edi Rama! Por po ia del mbanë më së miri të bëhesh qesharak tani në ikje e sipër! /Nga Bardh SPAHIJA, ish- deputet i PD Shkodër/