Duke marrë shkas nga rasti i djeshëm, ku me veprime të palogjikshme një punonjës i Policisë së Shtetit krijoi një situatë me përfaqesuesit e Medias, po pavarësisht me gjithë respektin për mediat dhe gazetarët e nderuar, kurresesi nuk duhet të krijojet presion tek punonjësit e Policisë Shtetit sepse krijojet një precedent i rrezikshëm.
Nuk flas për rastin në fjalë se ishte veprim i papërgjegjshëm dhe jo i denjë për një punonjës shteti, por dhe mediat duhet të kuptojnë nganjëherë disa momente qofte nga lodhja apo situata të caktuara, punonjësit janë të cfilitur, të pagjumë dhe ndërhyn vetëm për të krijuar debate të kota apo konflikte.
Në përgjithësi ka pasur raste kur individ të medias e kanë kaluar “vijën e kuqe” duke keqpërdorur pushtetin e tyre si presion ndaj zyrtareve të caktuarar për të permbushur egot apo interesat e drejtuesve të caktuar në media apo qëllime të tjera.
Nuk e përjashtoj që në çdo institucion mund të ketë zyrtarë apo punonjës që njollosin institucionin. Por drejtuesit e Policisë së Shtetit duhet të jenë të kujdesshëm dhe të kenë kurajo që të mos ndëshkojnë zyrtarë apo punonjës vetëm për show pa e analizuar mirë çdo rast. Sepse ashtu siç ka punonjës apo zyrtarë që krijojnë precedentë të tillë, ka dhe individ në media që i sherbejnë interesave të caktuara.
Askush nuk e mohon rolin dhe qëllimin pozitiv të medias. Po ashtu dhe atë që ka Policia e Shtetit në sherbim të komunitetit dhe sakrificat e punonjësve të saj që jo pak e kanë paguar me gjënë më te shtrenjtë. Mbajeni atë larg gjykimeve të mendjeshkurtëve të politikës dhe levave të saj. Të gjithë kemi nevojë të përmirësohemi. /Publikuar në Facebook nga Roland ÇOMO, ish- oficer i Policisë Gjyqësore i Policisë së Shtetit/