Çdo njeri është një histori më vete dhe çdokush shkruan një histori të jetës së tij. Por ku ka më bukur se të skalitësh historinë tënde jo me gërma të arta, siç jemi mësuar shpesh ta dëgjojmë, por me vlera njerëzore të larta që i përkasin një karakteri të fortë, një morali të lartë, një profesionalizmi efikas dhe një besimi të qëndrueshëm.
Të tillë e njoha vazhdimisht mikun, kolëgun dhe vëllain tim, Gazionin.
S’kishte ditë gjatë punës së përditshme në Medrese që mos ta shihje të preokupuar, intensiv, energjik, i përgatitur shpirtërisht për ta çuar deri në fund misionin që kishte marrë përsipër, i hekurt dhe i fortë, guximtar dhe me kurajo të fortë. Të përcillte në çdo çast një energji pozitive pasi shprti dhe mëndja e tij ishin përherë rrezatues në emër të dijes dhe të besimit.
Të tillë e shihje edhe në komunikim me të. Një buzëqeshje fisnike të priste në çast, pasi i tillë ishte edukuar, sikurse thotë edhe hadithi i profetik “Edhe një buzëqeshje është një sadaka!”
Komunikoje lirisht me të, pasi ishte i thjeshtë dhe i matur, i çiltër dhe i kthjellët. Komunikoje me të për çdo gjë pasi ishte një njeri me vizion dhe diapazon të gjerë, me një kulturë gjithpërfshirëse. Ta kishte ënda të komunikoje me të tillë njerëz!
Tejet I përgatitur në fushën e tij, jo vetëm në matematikë, ku vijonte të ishte mësimdhënës, por edhe në fushën e fizikës dhe të informatikës. I përqafoi me zell këto shkenca për të cilat ishte mëse i bindur se kishte shumë për të dhënë.
Një lexues i mirë dhe i rregullt, gjithmonë në kërkim të dijes, në kërkim të të resë, në kërkim të të panjohurës, pasi kështu ishte edukuar.
Një edukator i devotshëm reflekton përherë mirësi dhe urtësi. Këtë e shihje në komunikimin e tij me nxënësit, që për të ishin një pasuri e shtrenjtë. Gjithmonë i gatshëm të ishte pranë tyre. I dëgjonte me vëmëndje, u bëzëqeshte, i përkëdhelte dhe përpiqej t’u ofronte ndihmesën e duhur. Ata e donin shumë, pasi tek mësuesi i tyre gjenin njeriun e prirur për ti ndihmuar. Dhe këshillat e tij për ta ishin mjaft të vlefshme, pasi mençuria dhe maturia e shoqëronin përherë të reflektonte urtësinë dhe profesionalizmin e duhur.
Një koleg model; asnjëherë se shihje të brengosur, përkundrazi buzëqeshja e tij rrezatonte dashamirësi dhe sinqeritet pasi ishte I bindur se vetëm kështu forcohej miqësia e ngushtë për të patur sa më shumë njerëz me dinjitet dhe me vlera në shoqëri. Gjithmonë optimist dhe përherë I gatshëm për të ofruar më të mirën e mundshme.
Ai nuk ndjente lodhje sepse ishte mëse i sigurtë se koha kërkonte vetëm energji pozitive dhe dija për ta marrë ishte një oqean i pafundëm.
Një prind dhe një bashkëshort model; tre vajzat e tij ishin fryt i një familjeje të shëndetshme për të cilat sakrifikonte gjithçka, natyrisht si çdo prind për fëmijët e tij. E shihje të preokupuar gjithmonë për ta, por ajo që të bënte përshtypje, përherë ishte pranë tyre me zemër dhe me shpirt, pasi familja për të ishte qeliza bazë e identitetit njerëzor.
Kështu e njoha personalisht mikun, kolegun tim, vëlla Gazionin.
Të qoftë e mbarë rruga yte!
Qofsh përherë në mëshirën e Allahut!
Mirënjohje për ty!
Miku dhe vëllau im Gazion!
Përherë do mbetet Gazi jonë! /Nga Evans DRISHTI, publikuar në profilin personal në Facebook/