Trishtim i madh, që në këtë situatë të vështirë që po kalon Partia Demokratike, dëgjohen anatemime apo etiketime të demokratëve të strukturës apo anëtarëve të thjeshtë të partisë tonë. Ata janë burimi i energjisë dhe fuqia e Partisë Demokratike jo vetëm në periudha elektorale. Janë ata qëndrestarët e paepur gjatë viteve të opozitës tejet të vështirë!
Janë ata që kanë qenë në vijën e parë nëpër protesta e përballje të vazhdueshme me rregjimin e inkriminuar, janë ndaluar, burgosur e proceduar, kërcënuar e persekutuar vazhdimisht e më tej prap kanë vazhduar në përballje me bandat e krimin me mbrojtje pushteti në të gjitha aksionet e opozitës dhe fushatat zgjedhore, deri tek ajo më e fundit e 25 Prillit!
Janë pikërisht demokratët e thjeshtë e ata të strukturave që kanë dhënë gjithçka e që kanë mbajtur mbi supe barrën më të rëndë të një opozite tejet të vështirë në të gjitha dimensionet e saj. Ata meritojnë vec respekt dhe mirënjohje!
Një gjë është e sigurtë: Në këto momente të vështira janë pikërisht demokratët vërtetë, të lirë e të ndershëm të strukturës ata që do të dinë të bëjnë zgjedhjen më të mirë, zgjedhjen e duhur për Partinë Demokratike.
Le të mos harrojmë, asnjëri prej nesh se pas gjithë kësaj stuhie, sfida më e madhe do të jetë nxjerrja e mësimeve, ndryshimi i qasjes, mbështetja tek vlerat dhe meritokracia dhe bashkimi i çdo demokrati përballë të vetmit kundërshtar që kemi, jo vetëm si demokratë, por edhe si qytetarë të këtij vendi: Edi Ramës dhe rregjimit të tij të pangopur.
P.S.:Une personalisht do jem në kuvendin e dt. 11, uroj që gjithsecili të bëjë zgjedhjen e duhur gjithmonë në shërbim të Partisë Demokratike, në fund ne jemi të gjithë bashkë. Zoti i bekofte Demokratët kudo që ndodhen. /Nga Ardit QYLYBYLI, zëvendëskryetar i Bashkisë Shkodër, publikuar në Facebook/