Kryetarja e Grupit Parlamentar Demokrat Rudina Hajdari ka bërë ditën e sotme një reagim lidhur me sulmet ndaj ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj për udhëtimet e saj jashtë vendit. Hajdari thotë se nuk është normale që të sulmohet një grua politikane mbi baza të rëndomta që nuk kanë lidhje me profesionin e saj.
“Ndonëse Etilda Gjonaj është pjesë e mazhorancës, nuk më duket normale të sulmohet një grua politikane mbi baza të rëndomta, që nuk kanë lidhje me profesionin e saj. Njerëz që kurdisin gjëra kaq banale nuk e kanë as tagrin të bëjnë moral, thjesht gjejnë alibi për të hedhur baltë”, shkruan Hajdari.