Sot shënohet 77 vjetori i një prej ngjarjeve më të rëndësishme të historiografisë tonë kombëtare. Pikërisht me 16 shkurt mori fund kryengritja e parë antikomuniste në Kelmend dhe Malësinë e Madhe, e cila zgjati pothuajse një muaj e gjysëm.
Qëndresa e luftëtarëve antikomunistë të udhëhequr nga Prenk Cali në Kelmend dhe Malësinë e Madhe, zgjati prej 3 janarit 1945 deri në 15 shkurt 1945.
Qëndresa e armatosur e Kelmendit dhe Malësisë së Madhe ndryshe nga revoltat e tjera zgjati për një kohë mjaft të gjatë për t`u lënë në harresë. Prijësit e malësorëve ishin heronjtë Prenk Cali e Llesh Marashi, dy burra patriotë, që kanë luftuar kundër pushtimeve malazeze.
Qëndresa në Malësinë e Madhe zgjati prej 3 janarit 1945 dhe deri në 15 shkurt 1945, kur prijësi i kryengritjes, Preng Cali u rrethua dhe u kap me bashkëluftëtarët e vet të Kelmendit në shpellën e Vuklit. Luftime të përgjakshme u zhvilluan në betejën e Tamarës, janar 1945, në Brojë, Bajzë, Shkrel, Koplik etj.
Fundi i rezistencës së Kryengritjes ishte një skenar tipik komunist i asaj kohe: malësorët e rrethuar nuk u thyen ballë për ballë, por pas shpine, pasi partizanët komunistë, në akord me ato jugosllavë shfrytëzuan terrenin malazez për të shtypur bashkëvëllezërit e tyre. /Nga Pjerin MIRDITA/