Njoftojmë të gjithë abonentët tanë në zonën e pedonales në qender Shkodër se për efekt të përmirësimit dhe sigurisë së furnizimit me energji elektrike, do të realizohet një proces remonti tek Fideri S17, konkretisht te Kabina Marteniteti i Vjetër.
Për të parandaluar çdo difekt të mundshëm gjatë festave, do të instalohen materiale të reja në këtë kabinë. Ky proces i nderprerjes se energjise do të realizohet në datën 14.12.2023, ndërmjet orës 9:00 dhe 11:00.
Ju kërkojmë ndjese për çdo avari që mund të shkaktohet nga kjo ndërprerje e shkurtër dhe ju falenderojmë për mirëkuptimin tuaj. /Njoftim i OSHEE Rajoni Shkoder/