Disa zona në Bashkinë e Shkodrës dhe në Bashkinë Vau- Dejës, do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike gjatë kësaj jave. OSSH Shkodër, përmes një njoftimi në faqen e saj në Facebook, bën me dije se ndërprerje janë parashikuar në kuadër të mirëmbajtjes së rrjetit, në datat 7- 8 prill 2022.
Përveç zonave rurale apo fshtarave, ndërprerje do të ketë edhe në një pjesë të lagjes Kiras në qytetin e Shkodrës. Gjithmonë sipas OSSH Shkodër, ndërprerja do të zgjasë vetëm katër orë gjatë paradites deri në mesditë.
Njoftim për abonentët Shkodër
Stakim, 7-8 prill
Në vijim të investimit për mirëmbajtjen e rrjetit, në datat 7-8 prill gjatë intervalit kohor 09;00-13:00 do të kryhen punime në NST Bushat 2.
Pa energji do të mbeten këto zona në Shkodër:
7 prill
Pjesërisht: Ashte, Kosmaç, Bushat, Velipojë
8 prill
Pjesërisht: Lagjia “Kiras”