Pëllumb Pipero është optimist për vaksinën anti-COVID dhe thotë se mund të mbërrijë në Shqipëri në fund të dhjetorit ose fillim janari. Pipero tha në “Real Story” në News24 se personat mbi 45 vjeç duhet ta marrin të parët dhe se kjo nuk kërkon sasi të madhe.
“Unë mendoj por kam dhe disa informacione që po punohet paralelisht në disa drejtime. COVAX një mundësi e madhe, më e sigurt në terma afatgjatë, por po punohet paralelisht për ta marrë me vende të tjera të Europës. Pa dashur të vë një bast, besoj që vaksina do vijë shumë shpejt, fundit i dhjetorit fillimi i janarit do kemi vaksinën në Shqipëri. Jo për të gjitha fashat, por atë më vulnerabël. Unë besoj që do vijë shumë shpejt.
Besoj se secili shtet do ketë politikat e tij. Unë besoj se Shqipëria do ta ketë fashën e vaksinës mbi 45 vjeç. Parë në këtë kënd vështrimi, mendoj që për fazën e parë të kësaj fushate vaksinimi, sasia e vaksinimit që do i duhet Shqipërisë për ta kapërcyer këtë emergjencë nuk duhet në sasi të madhe. Ndaj besoj se do ta kemi”, tha Pipero.