Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka njoftuar lidhur me rezultatin e bisedimeve të zhvilluara me presidentin bjellorus Aleksandër Lukashenkon.
Volodymyr Zelensky dhe Alexander Lukashenko ranë dakord për një “takim të pakushtëzuar” midis delegacioneve ukrainase dhe ruse “në kufirin ukrainas-bjellorusi në rajonin e lumit Pripyat”.
Zelensky në llogaritë e tij në mediat sociale ka deklaruar:
“Ne ramë dakord që delegacioni ukrainas të takohet me atë rus pa parakushte në kufirin ukrainas- bjellorusi, në zonën e lumit Pripyat”.