Gjykata Kundër Krimit dhe Korrupsionit të Organizuar (GJKKO) ka dënuar me 50 mijë lekë gjobë deputetin demokrat Ervin Salianji. Lajmi bëhet me dije nga burime për gazetaren e Gazetës Panorama Nikoleta Kovaçi.
Mësohet se Salianji është dënuar për fyerje ndaj Evi Kokalarit, pas padisë që kjo e fundit paraqiti në SPAK në nëntor të vitit të kaluar.
Përplasja mes tyre nisi pas Salianji deklaroi në media se bashkëshorti i Evi Kokalarit ishte i përfshirë në partinë e Agimit të Artë i financuar nga qarqet anti-shqiptare, ndërsa iu drejtua aktivistes me terma fyes.
“Një që ka ngjitur në Foltore Berisha, është si Shën Eleonora që e mbante veten për të shenjtë, një që ka gjithë elementët e skizofrenisë dhe ajo nuk mund të bëjë copë asnjë njeri, pasi nuk bën copë një njeri që është në këto përmasa, e zhytur shumë në këto fekalet, nuk bën dot.
Janë njerëz pa përfaqësim. Kokalari është një emigrante e papunë, bashkëshorti i saj është i përfshirë në partinë Agimi i Artë, i financuar nga qarqe antishqiptare. Janë njerëz më shumë se të shpifur, nuk kanë asnjë kontribut në PD”, u shpreh Salianji.