Kreu i qeverise, Edi Rama ka reaguar menjehere pas padise se dorezuar sot ne Prokurorine e Tiranes, nga PD-LSI, per kercenimin e nenkomisar Emiljano Nuhu, lidhur me ceshtjen e Xhisiela Malokut. Me nje shenim ne Twitter, Rama i quan dy gjysmagjela, kreret e grupeve parlamentare te opozites, konkretisht Spahon e PD dhe Vasilin e LSI, por i sfidon duke thene se eshte gati te hetohet.
Reagimi i Rames
Dy gjysmagjela të opozitës së shpërndarë më paskan kallëzuar në Prokurori në emër të heroit të filmit Babale 2 I falenderoj dhe plotësisht gati të hetohem, duke pritur me durim që Prokuroria t’i nxjerrë fundin të dy Babaleve, ndërkohë që puna për Paketën Antishpifje vazhdon