Gjykata nuk ka pranuar padine e trajnerit te Kombëtares shqiptare, Cristian Panuçi, kunder ish-presidentin Bujar Nishani, i cili pas humbjes së ndeshjes ndaj Kosovës, e etiketoi ate “sharlatan”. Lajmin e bejne me dije per “Panorama”, mbrojtesit ligjore ne kete perballje te ish-presidentit Nishani.
Padia ishte depozituar në gjykatën civile të Tiranës nga avokatët e Panucci-t, i cili kërkon që të dëmshpërblehet për dëmin që i kanë shkaktuar deklaratat e ish-Presidentit Nishani, duke kerkuar nje demshperblim prej 100 mijë eurosh.
Trajneri Panuçi, në padinë e ngritur, ishte bazuar në nenet 608, dhe atë 654 të Kodit Civil dhe ishte shprehur se i është cënuar nderi, personaliteti dhe reputacioni, dhe kësisoj kërkon një përgënjeshtrim dhe shlyerjen e dëmit pasuror nga ana e Nishanit.