Aktori i njohur Al Pacino është bërë baba për herë të katërt në moshën 83-vjeçare. Partnerja e tij Noor Alfallah, ka sjellë në jetë fëmijën e tyre të parë së bashku, të cilin e kanë quajtur Roman Pacino. Çifti janë bërë prindër të një djali dhe janë shumë të lumtur.
Dhe pse nuk dihet se kur ka lindur foshnja. Al Pacino dhe 29-vjeçarja u fotografuan duke ngrënë darkë në hotelin Sunset Toëer në Los Angeles të mërkurën mbrëma (14 qershor).
Romanca e çiftit u përfol për herë të pare pasi ata u panë në një darkë në prill 2022. Ylli i “Godfather” filloi të takohej me producenten gjatë pandemisë COVID-19.
“Ajo ka qenë me Al për disa kohë dhe ata shkojnë shumë mirë”, zbuloi një burim asokohe.
“Diferenca në moshë nuk duket të jetë problem, edhe pse ai është më i madh se babai i saj”, shtoi burimi.
Noor ka qenë e lidhur më parë me yllin e Rolling Stones, Mick Jagger dhe biznesmenin miliarder Nicolas Berggruen. Fituesi i “Oscar” ka vajzën Julie me ish-partneret Jan Tarrant dhe binjakët Olivia e Anton me Beverly D’Angelo.