88 vite më parë, lindi violinisti, kompozitori dhe dirigjenti Mark Kaftalli. Mark Kaftalli, ishte drejtues për rreth 30 vite i Orkestrës së Estradës Profesioniste, që nga krijimi i saj, në vitin 1958. Kompozitor i dhjetra këngëve të muzikës së lehtë, asaj popullore qytetare, si dhe për fëmijë.
Mësues violine, (i jashtëm), në Shkollën e Muzikës- Shkodër, sot Shkolla Kombëtare Artistike ” Prekë Jakova” – Shkodër, që në vitet e para të formimit të saj.
Kompozitor i ” Bubaçat” – Operetë, viti 1964. ” Dritë kudo dritë” – Operetë – viti 1969. ” Ditë të gëzuara” – Operetë – viti 1974. ” Çështje familjare” – Komedi muzikore – viti 1978. ” Dasma e jonë” – Komedi muzikore – viti 1985. ” Rozafa” – Operetë për fëmijë – viti 1976. ” Shtatë kotolet” – Operetë për fëmijë – viti 1980.
Violinist në shumë formacione orkestrale, që nga ato popullore deri tek ato simfonike, si violinist apo si drejtues. 32 vite violinist – drejtues i formacionit të Kafes së Madhe.
Është kompozitori që vuri në notë, harmonizoi dhe orkestroi, pjesën më të madhe të Këngëve të Ahengut Shkodran, si dhe këngë të ndryeshme Popullore qytetare Shkodrane.
Pjesmarrës si kompozitor në festivale, anketa muzikore, konkurse artistike, dhe fitues i shumë çmimeve dhe medaljeve prestigjoze.
Për arritje dhe punë të sukseshme në fushën e artit, është dekoruar me Urdhërat ” Naim Frashëri” të klasit të dytë dhe të parë. Në vitin 2005, nga Bashkia Shkodër, nderohet me titullin ” Mirënjohja e Qytetit”. Në vitin 2012, nderohet me Diplomën ” Mirënjohje” , nga Prefektura Shkodër, në kuadrin e 100 vjetorin të Pavarësisë. Respekt për veprën e Mark Kaftallit! /Publikuar në faqen zyrtare të Teatrit “Migjeni” në Facebook/