Disa orë para manifestimit të thërritur nga kreu i shtetit, Ilir Meta dhe konfirmimit të pjesëmarrjes nga opozita, sot kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me ambasadoren e SHBA në Tiranë, Yuri Kim. Bëhet e ditur se Lulzim Basha dhe Yuri Kim kanë nisur takimin e punës në Hotel Ronger.
Mësohet se kreu i PD dhe ambasadorja e SHBA po zhvillojnë një drekë pune, ndërkohë që në orën 17:00 është njoftuar pjesëmarrja masive në manifestimin e organizuar nga Presidenti, Ilir Meta, në mbrojtje të “Kushtetutës” nga ajo që ai e quan “grushti i shtetit”.