Pak minuta para mesnatës, Shqipëria është lëkundur nga termeti. Sipas Qendrës Europiane për Monitorimin e Termeteve, lëkundja është ndjerë në orën 23:49 të së enjtes.
Sipas të njëjtave informacione, lëkundja është ndjerë në distancë 44 km VeriveriPerendimi i Elbasanit dhe 12 km nga JugPerendimi i Zhupës Qendrore në Maqedoninë e Veriut.
Magnituda e termetit ka qenë 3,1 sipas shkallës Rihter ndërsa thellësia e lëkundje ishte 2 km.
Deri në këto momente, nuk ka informacione për dëme të mundshme materiale, pasi edhe magnituda e termetit nuk ka qenë e madhe.