Klubi Futbollit Vllaznia për herë të parë në historinë e tij ka hartuar një dokument strategjik për t’u zbatuar gjatë katër viteve të ardhshme, i quajtur “Pakti për Zhvillimin e Futbollit në Shkodër 2023-2027” (kliko linkun https://www.vllaznia.al/pakti-per-zhvillimin-efutbollit…/ )
Ky model strategjik para zgjedhjes së kryetarit të ri të Bashkisë së Shkodrës, është një qasje e re dhe një risi që kërkon të ndërtojë Klubi Futbollit Vllaznia me autoritetet e vendimmarrjes së ardhshme të qytetit tonë. Realizimi i këtij programi mund të bëhet i mundur përmes angazhimit të aktorëve të qeverisjes në nivel lokal dhe qendror, institucioneve që qeverisin futbollin si dhe të gjithë partnerëve të interesuar.
Dokumenti në fjalë i është paraqitur kandidatëve potencial për të drejtuar Bashkinë Shkodër, për të marrë paraprakisht mbështetjen e tyre të cilët kanë shprehur njëkohësisht angazhimin dhe mbështetjen për zbatimin e këtij dokumenti strategjik.
Ditën e dielë, me datë 7 Maj, në prezencën e të gjithë drejtuesve dhe lojtarëve të Klubit të Futbollit Vllaznia u organizua takimi i parë prezantues me kandidatin për Kryetar Bashkie z.Benet Beci i cili shprehu vlerësimet maksimale dhe mbështetjen e plotë për zbatimin e këtij pakti duke e nënshkruar në mënyrë publike. Duke falenderuar z.Beci për mbështetjen, mbetemi në pritje që në ditët në vazhdim të realizojmë nënshkrimin e këtij Pakti me z.Bardh Spahia.