Godina e njësisë administrative në Blinisht në Lezhë është goditur me breshëri kallashnikovi. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit, ndërsa janë shoqëruar deri tani 10 persona. Nga breshëria e kallashnikovit që është zbrazur mbi godinën e njësisë administrative nuk ka persona të lënduar, por vetë dëme të shumta materiale.
Në fotot nga vendngjarje, duken shenjat e plumbave në mur dhe xhamat e derës. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar gëzhojat që janë gjetur në vendin e ngjarjes. Ngjarja ka tronditur banorët e zonës që kanë shtëpitë pranë njësisë administrative.