Fiqiri Dani është emëruar shefi i Komisariatit të Pukës ditën e hënë. Ai zëvendëson në këtë detyrë Pjerin Lazrin i cili u shkarkua pak ditë më parë pasi dhunoi një qytetar.
Më herët Dani ka mbajtur postin e shefit të Rendit në qytetin e Dibrës.
Shkarkimi i Pjerin Lazrit u firmos pak ditë më parë nga Muhamet Rrumbullaku pasi u denoncua në media duke dhunuar dhe kërcënuar një qytetar.