Në kulmin e debateve për zgjedhjen e kryeprokurorit të përkohshëm, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla pohoi se tashmë çdo firmë dhe vendim nga Adriatik Llalla është shkelje ligji. Ai tha se pas mbarimit të mandatit të Llallës në 7 dhjetor, ky i fundit thyen ligjin nëse firmos akte.
“Këta të PD nuk e kanë lexuar ligjin. Ai që është i pari do të marrë detyrën. Ligjvënësi ka parashikuar çelësin. Me këta nuk ka burrë nënë që të gjesh konsensus për gjëra të mëdha. Këta kanë hall ta lënë prokurorinë në paligjshmëri. Çdo akt që Llalla firmos është i paligjshëm. Nëse ai shkon që të hapë zyrën në mëngjes dhe e mbyll në orën 16:00, kjo është gjë tjetër.”, tha Balla.
[frontpage_news widget=”28067″ name=””]