Një lloj i ri malware-ve (lloj virusi) në sistemin operativ Android mund të identifikojë të dhënat e përdoruesve të Facebook dhe pastaj të hyjë në llogari për të mbledhur detaje të llogarisë dhe madje të kërkojë dhe të mbledhë rezultate duke përdorur funksionalitetin e kërkimit të aplikacionit Facebook.
I quajtur Fakeapp, ky lloj i ri i malware-ve u zbulua në fillim të këtij muaji nga hulumtuesit e Symantec dhe thotë se aplikacioni aktualisht shpërndahet brenda aplikacioneve keqdashëse të vëna në dispozicion të përdoruesve të gjuhës angleze në dyqanet e aplikacioneve të palëve të treta.
Pavarësisht synimit të audiencës angleze, hulumtuesit e Symantec thonë se shumica e viktimave janë nga rajoni i Azi-Paqësorit, duke sugjeruar se dyqanet e aplikacioneve të palës së tretë kanë vetëm një audiencë aziatike lokale.